Shtëpia jonë (mjedisi)
Ese nga Flavjo Hoxhallai, i cili për vitin e ardhshëm shkollor hidhet në klasën e 9-të, në shkollën 9-vjeçare “Ali Demi”, Tiranë. Kjo ese e tij, e shkruar për mjedisin ose "shtëpinë" tonë të përbashkët, është punuar për një konkurs, por që sot e sjellim në Portalin Shkollor.
Që në fillimet e jetës mjedisi ka pasur rëndësi të madhe në jetën e njeriut sepse ka ndihmuar në përmirësimin e stilit të jetesës. Benefitet që ne kemi nga mjedisi janë të pafundme, por vitet e fundit për të fituar ato ''benefite'' e kemi shpërdoruar mjedisin. E kundërta po ndodh këto muajt e fundit dhe toka është rikuperuar, por pyetja e madhe është: Pse pikërisht tani?
Siç e kemi vënë re të gjithë, kohët e fundit jemi përballur me një virus i cili erdhi papritur në jetët tona. Ia vlen për t'u përmendur fakti se humbëm shumë gjëra, por në të njejtën kohë fituam atë që paraardhësit tanë nuk ia dolën t'ia arrinin. Arritëm të bënim tokën një vend më të mirë për të jetuar.
Gjatë kohës së izolimit ishin të shumta bizneset që u mbyllen ku ia vlen të përmenden industritë e ndryshme. Këto industri prodhojnë një sasi të madhe gazrash, ku përqindje të madhe zë dioksidi i karbonit (CO2). COVID mundësoi largimin e prodhimit të këtij gazi duke e lënë tokën të marrë frymë serish lirshëm. Gjithashtu ndotja e ujit dhe e tokës ka rënë ndjeshëm duke bërë që mikroorganizmat të mos dekompozojnë më materialet e hedhura gjithashtu shkaktojnë ndotje të ajrit.
Për ta përmbyllur mund të themi se virusi e ndaloi jetën tonë për një kohë të pacaktuar, por me në fund i riktheu buzëqeshjen ''shtëpisë tonë'' .
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Ese për Ismail Qemalin dhe Festat e Nëntorit
Njihuni me Stivenin, nxënësin që çdo detyrë e shoqëron me vizatim
“Shkolla ime”, ese nga nxënësja Besarta Bracaj