OPINION

Shqiptarët janë bota vetë!

Faleminderit dhe ty, Arbër dhe shumë Arbërve të tjerë si ty, që jeni mjaft kureshtarë, që mësueset kanë në klasat e tyre dhe prindërit në shtëpi. Pa ju jeta nuk do të ekzistonte, ju jeni dielli edhe në ditët më gri të një vendi.

Mësuese a duhet të marrim shembull patjetër nga shtetet e tjera që të mësojmë se si  të edukohemi dhe të sillemi bukur, sepse në librin e letërsisë  ka shumë autorë të huaj. Ne kemi autorët tanë që kanë shkruar shumë bukur për Shqipërinë, e kanë qarë me lot atë. Për autorët e huaj mësojmë dhe në librat jashtshkollorë. Ti na sugjerove që të bëjmë një anketë rreth edukimit që na mëson shkolla në Shqipëri dhe rreth edukimit që i mëson shkolla nxënësit nëpër shtete të ndryshme të botës. Ne duhet të kërkojmë në internet dhe të mbledhim shumë informacion, mua do të më ndihmojë mami. 


Mami të lutem më ndihmo për një anketë, ku të bëj krahasime se si funksionon edukimi i fëmijëve në Shqipëri dhe në vende të ndryshme të botës.  Edhe aty do të ndërhysh ti, Arbër, me atë mendjen tënde të mprehtë dhe të ndritur, je i vogël akoma.   Të lutem mami, na e kërkon mësuesja, e kam detyrë shtëpie, aq sa mund të bëjmë, mjafton të interesohem, pastaj vetë ke thënë, se që i vogël e mëson sjelljen, kjo varet se kush të edukon.  Uh, ajo mendja jote kureshtare, mirë merre stilolapsin dhe shkruaj.

Shqiptarët janë bota vetë. 

Çfarë thua, - o mami? 

Arbër, po të them se bota duhet të marrë shembull nga shqiptarët dhe jo shqiptarët nga bota. 

Si duhet të marrin shembull?


Ja po fillojmë nga fundi me Shën Terezën, që thotë se “Dashuria fillon në shtëpi” ishte fjalimi i saj kur mori çmimin Nobel, Lek Dukagjinin, me Skëndërbeun, me Aleksandrin e Madh, ishte dhe njihet Leka i Madh, Pirro i Epirit, Napoleon Bonaparti dhe ky i fundit njihet me origjinë shqiptare. Këta janë ndër strategët e mëdhenj që dhanë shembullin e tyre të sjelljes dhe mirësisë. Pastaj për shkrimtarët e mëdhenj shqiptarë, nuk na mjaftojnë letrat që të shkruajmë rreth tyre, si dhe shkrimtarët e mëdhenj të botës që japin opinionet e tyre pozitive për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Mami jam i vogël për këto fjalë, jam në klasë të katërt. 

Epo mire lëre çfarë thashë, ti  i ke dëgjuar lajmet që shqiptarët janë shpërndarë gjithandej nëpër botë dhe po japin shembullin e tyre pozitiv në çdo fushë të jetës, si nëpër aktivitete dhe sporte të ndryshme, nëpër konkurse shkollore, në kulturë, në sjellje, duke ndihmuar dhe investuar për të varfërit e botës. Edhe njerëzit e tjerë të shteteve të botës ndihmojnë kuptohet, por ne na intereson origjina jonë. Shqiptarët janë të gjindshëm kudo. Nuk i përjashtojmë dhe ato fakte me sjellje të keqe, por e kanë nga halli se në vendin e tyre nuk kanë kushte/punë kryesisht. Si mendon sikur të mblidhemi në një pikë të përbashkët, që është dashuria për vendlindjen, të cilën siç the më lart, se shkrimtarët tanë e kanë qarë me lot. Ata nuk jetonin në vendlindje se detyroheshin të emigronin për të mësuar më shumë, për t`u shkolluar dhe për të sjellë eksperiencat e tyre këtu. Në atë kohë nuk kishte internet dhe shumë mjete udhëtimi. Ndërsa tani botën e kemi në duart tona, mjafton dashuria për njeriun, për vendlindjen dhe vullneti i mirë për punën, pastaj gjithçka arrihet. Dhe Shën Tereza atë deshi të thoshte se për shqiptarët Shqipëria është shtëpia e tyre, pra dashuria fillon familja, nga të afërmit.


Po mami e kuptova, emigrantët duhet t`i kthejnë sytë nga Shqipëria, nga fshati i tyre jo më larg dhe gjithçka rregullohet. Nuk duhet të presim se çfarë do të bëjë shteti dhe qeveria për fshatin, për vendlindjen, gjithësecili duhet të shohë, se si mund ta ndihmojë vendlindjen e tij me atë mundësi që ka. Mjafton pozitivitet dhe gjithçka arrihet, edhe sikur t`ia fillojmë dhe nga hiçi. 


Shumë bukur e ke kapur thelbin! Një ish-profesori im në universitet, që kolegët e tij, ata që e njihnin dhe që ja dinin vlerat e quanin  dhe “Babai i fizikës” për në Shqipëri, na tha një ditë “hidhni mendimet në kompjuter, mos i lini që të vdesin në fletë ashtu siç kam bërë dhe unë”. Një ditë kur po shfletonte ditarin e tij kishte gjetur ca shkrime interesante të viteve shtatëdhjetë, që s`i kishte botuar asnjëherë, për arsye se s`kishin komjuter, as kushtet e sotme. Ai kishte qenë dhe në Amerikë, për një periudhë të shkurtër kohore, kishte punuar në universitet atje, kishte marrë eksperiencën e duhur dhe u kthye në vendlindje që ta japë kontributin e tij për të rinjtë shqiptarë, për Shqipërinë që është shtëpia e tij siç na mëson Shën Tereza. Dëgjova se ka hapur një gjimnaz në Tiranë dhe shquhet për korrektesën dhe përkushtimin e mësimdhënësve ndaj punës. 


Sikur të kishte shumë si ai në Shqipëri, por dhe që të kushtonin më lirë shkollat jopublike kuptohet. Një ditë tjetër shtoi se “kur të ketë më shumë mësues, se nxënës në një shkollë atëherë do të bëhet Shqipëria”. Pedagogët amerikanë në Amerikë, gjashtëdhjetë përqind të provimit ua jepnin të zgjidhura nxënësve, studentëve me qëllim që të mos kalojnë stres. Pra me gjashtëdhjetë përqind i bie që të marrësh notën gjashtë, po ta jep mësuesi. A do dhjetë, mëso vetë. Kur në një provim tetëdhjetë përqind e auditorit është ngelës, atëherë fajet i ka pedagogu/ja, diçka nuk shkon aty.


Faleminderit mësuese dhe mami, për ndihmën, detyrat dhe pyetjet interesante që na jepni. Veten duhet ta ndihmojmë dhe vetë, nëse arrijmë ta kuptojmë, me thumbimet e herë pas hershme në jetë, me përvojat e të parëve tanë, duke përvetësuar dhe përmirësuar gjithmonë pozitiven.  

Faleminderit dhe ty, Arbër dhe shumë Arbrave të tjerë si ty, që jeni mjaft kureshtarë, që mësueset kanë në klasat e tyre dhe prindërit në shtëpi. Pa ju jeta nuk do të ekzistonte, ju jeni dielli edhe në ditët më gri të një vendi. 




(Drita Topjana; Portali Shkollor)

1,966 Lexime
5 vjet më parë