KONKURSI

Shqipëria, poezia fituese e çmimit të dytë, në konkursin "Letrari i Ri"

Ervan Bibaj, nxënës i klasës së VIII-të, në shkollën "Adem Haxhija", Postribë, është fitues i çmimit të dytë në konkursin “Letrari i Ri”. Poezia fituese mban titullin "Shqipëria".

Konkursi "Letrari i Ri" është tashmë një traditë e shkollës "Adem Haxhija", Postribë, ku nxënës të talentuar dhe të apasionuar pas të shkruarit, bëhen pjesë e tij. Në këtë konkurs ndahen tri çmime dhe sot ju prezantojmë me Ervan Bibajn, djaloshi i cili rrëmbeu çmimin e dytë. Këtë poezi ai ia ka kushtuar atdheut të tij, duke na shpalosur të gjithë admirimin dhe dashurinë për kombin. Ju ftojmë të lexoni poezinë me titull "Shqipëria".  

                     

 Shqipëria


Ooo Shqipëri

ooo nëna jeme

krenar për ty

e për gjuhën teme


Këtu kam lind

këtu kam me vde:k

gji:th jetën time

ty ta kushtoj krejt


Për ty jap jetën

Për ty luftoj

armikun n’tok tonë 

ku:rr se lejoj 


Për mu je je:t

je krenari

Lum shqiptarët 

me ty Shqipni



(Portali Shkollor)

2,708 Lexime
4 vjet më parë