Shkulje të pemëve me gjithë rrënjë, gara me nepërka....
Shkulje të pemëve me gjithë rrënjë, ruajtje delesh, gara me nepërka.... e pra, është më shumë se interesante ajo që mund të shohësh duke qëndruar mes malësorëve skocezë
Shkulje të pemëve me gjithë rrënjë, ruajtje delesh, gara me nepërka.... e pra, është më shumë se interesante ajo që mund të shohësh duke qëndruar mes malësorëve skocezë. Por vendi i tyre ofron edhe plot “çudira” të tjera.
Flamuri kombëtar
Skocezët njihen si komb më vete që kanë flamurin dhe gjuhën e tyre, galishten. Nga bregu i detit, ngado që të vërtitesh, nuk do jesh më shumë se 65 kilometra distancë prej tij.
Ku tjetër mund të shohësh në të njëjtën ditë delfinë dhe balena në det e skifterë e shqiponja në mal? Vendi ofron këneta, pyje, liqene, pellgje ujore dhe male pa fund. Munro-Bagging është sporti më i përhapur në vend. Munro do të thotë majë mbi 914.4 metra, e nga këto, duhet të ngjisësh të paktën 282. Nëse dikush ia del mbanë, ka të drejtën të quhet “Munroist”.
Gara interesante
Çdo turist në Skoci nuk duhet ta humbasë rastin të vizitojë një herë të ashtuquajturat “Highland Games” ose le të themi më mirë, “lojërat olimpike të malësisë së Skocisë”, të cilat zhvillohen nga maji deri në shtator në mbarë vendin. Në to mund të shohësh se si shkulen me rrënjë pemët, tërhiqen gurët nga malësorët që mbathin kashtë, lëkurë dhensh e që hanë edhe “Haggis”, gjella kombëtare skoceze me të brendshme bagëtish.
Infarkti kardiak në pjatë
Në Skoci gatuhet shumë në fritezë. Madje edhe “Deep-fried Mars bar” gjendet në meny, një lloj çokollate e bëshme, gatuar me miell të imët e të skuqur me vaj të nxehtë. Simon Robertson, kryekuzhinieri në restorantin e Edinburgut, “The Fiddler’s Elboë”, ka sajuar madje edhe një speciale nën emrin “Braveheart Butter Bombs”. Këto janë ca toptha gjalpi të skuqur, të rrahur me Ëhisky. Një bombardim i yndyrës dhe kalorive në fakt.
Robertson, disa thonë se ju keni vendosur infarktin kardiak drejt e në tavolinë...
- Dakord, vërtet nuk është e shëndetshme, por për sa kohë që e ha përditë, nuk ka problem, apo jo?
Kështjella e grafitit
Prej brezash, të shohësh gjithnjë të njëjtën fasadë? Sa e mërzitshme. Kur “Earl of Glasgoë” (Konti i Glasgout) po merrej me rikonstruksionin e kështjellës 300-vjeçare të fisit “Kelburn”, këshilli i qytetit u lejoi një grupi artistësh brazilianë ta ngjyrosnin kështjellën me ngjyra. Qysh prej asaj kohe, në Skoci ka një të ashtuquajtur “Kështjella e grafitit”. E kjo që ndodhi në vitin 2009, kushtoi vetëm 20.000 paund. Në fillim u mendua si diçka e përkohshme. Por Earl-i nuk mendoi më fare ta hiqte atë nga qyteti. Qysh prej vitit 2014, kështjella në Ayrshire, pas një rinovimi që ka kushtuar miliona, u çel sërish për vizitorët me grafiti, duke u shndërruar tashmë në një magnet turistik.
Linja më e shkurtër ajrore
Dy minuta zgjat udhëtimi më i shkurtër ajror në botë. Starti: në orën 08:46 dhe ulja më 08:48. Kjo linjë lidh dy ishujt skocezë të arkipelagut Orkney; Ëestray dhe Papa Ëestray. Në rast se era është e mbarë, piloti e bën këtë edhe për 53 sekonda, ndërsa në kohë të keqe, puna mund të shkojë edhe në 12 minuta. Me një distancë prej vetëm 2.8 kilometrash, ky segment ajror është më i shkurtër se sa të përshkosh vetë pistën e Aeroportit të Edinburgut. Shtatë herë në javë një aeroplan i tipit “Islander” i shoqërisë ajrore skoceze “Loganair” udhëton me tetë pasagjerë në bord nga ishulli në ishull. Bileta kushton rreth 25 euro. Madje aty merr edhe një certifikatë si suvenir. Në muajt e verës linja është e prenotuar me kohë, kështu që duhet nxituar për ta shijuar.
Simboli me gjemb
Pikërisht një gjembaç është edhe simboli që zbukuron emblemën nacionale skoceze, që mund ta shohësh si në fanellën e ekipit të regbisë, ashtu dhe në atë të uniformës së policisë. Sipas legjendës, në shekullin e 13, një grup i luftëtarëve skocezë që po flinin, arriti t’u bënte ballë një sulmi gjatë natës, pasi njëri prej vikingëve që po depërtonin në kamp me këmbët e zbathura, shkeli në një grup gjembaçësh dhe u rrëzua, duke shkaktuar zgjimin e luftëtarëve. E kështu që e kuptoni tashmë vetë se pse ai përbën një simbol kombëtar, pasi në fakt atë e morën në fillim një urdhër kalorësish skocezë që mban edhe emrin “Urdhri i Gjembit”. Në fakt, për famën e tij ka kontribuar edhe një poezi e vitit 1926 mbi gjendjen e kombit skocez. Hugh MacDiarmid shkroi në atë kohë: “A Drunk Man Looks at the Thistle” – “Një pijetar sheh gjembin”.
Pista që lindin e zhduken
Batica dhe era diktojnë planin e fluturimit. Aeroporti “Barra” në ishullin me të njëjtin emër, është i vetmi që varet nga batica. Këtu aeroplani ulet e ngrihet në tri pista rëre të plazhit 1.3 kilometër të gjatë që lind e zhduket.
(Marrë nga shqipmedia)
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Fëmijëria, koha më e bukur që më është falur
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor