Teatri Eksperimental

“Shkolla e grave”, shfaqje për adoleshentët

“Shkolla e grave”, shkolla e dashurisë dhe e shpirtit, shkolla e adoleshentëve që dinë të dashurojnë. Mos harroni më 28 shkurt tek Teatri Eksperimental.

Një super komedi nga Molier. E para pjesë e tij që është shkruar në vargje. E vlerësuar si vepra më e fisshme e tij.

Arnolfi, një burrë 42 vjeç, i pasur e pedant, nga frika e të qenit i tradhtuar, ka thurur një plan krejt të veçantë; ka zgjedhur për grua një vajzë 17-vjeçe krejt idiote e të paditur. Sipas tij nëse merr një grua të mençur, atëherë fati yt varet nga duart e saj, ama nëse merr një të humbur, të ruhet nderi nga turpi e pabesia.

Po ndërkohë në qytet mbërrin Horaci, djali i mikut të tij, i cili, pa e ditur identitetin e dyfishtë të Arnolfit, i rrëfen atij se ka rënë në dashuri me Anjezën naive, vajzën që e mban mbyllur një far meso-burri krejtësisht i marrë e xheloz. Situata nga më komiket që të mbajnë të mbërthyer.

Zbulime ndjenjash. Rrëfime dashurish rinore nga më poetiket përballë dhimbjes së xhelozisë fodulle. Pushteti i mashkullit mbi femrën dhe dhuna psikologjike, përballë çiltërsisë djaloshare. Dy të rinj që mësojnë nga dashuria e pastërt dhe dikush që jep leksione jete të sprovuar. Cili është shkollimi më i arrirë: ai përmes ligjeve njerëzore, apo përmes ligjeve natyrore?

“Shkolla e grave”, shkolla e dashurisë dhe eshpirtit, shkolla e adoleshentëve që dinë të dashurojnë. Mos harroni më 28 shkurt tek Teatri Eksperimental. 

Titulli: “Shkolla e grave”

Teksti: Molier

Përkthimi: Prokop M. Gjergo

Regjia: Endri Çela

Kostumografia: Sofi Kara

Skenografia: Beqo Nanaj

Interpretojnë: Donald Shehu, Françeska Hysi, Matia Lluapa, Adriana Tolka, Deljana Topulli, Xhuliano Brisku, Emiljano Bufazi

1,972 Lexime
7 vjet më parë