Shah

Shahu në shkollë, për më shumë njerëz inteligjentë

Studentët dhe pedagogët e universitetit Bujqësor të Tiranës provuan aftësitë e tyre përpara lojtares së Akademisë së Shahut dhe ekipit kombëtar, kandidate për mjeshtre dhe Instruktore Kombëtare Bruna Tuzi

“Shahu nuk është thjesht llogaritje llogjike, por kërkon edhe fantazi, imagjinatë. Nuk është vetëm lëvizja e figurave, por është njëkohësisht edhe psikologji, përleshje dhe luftë”, kështu e konsideron shahun Garry Kasparov. Pikërisht për të gjitha këto efekte pozitive që ka kjo lojë i është kushtuar rëndësi e veçantë dhe në disa vende të botës është pjesë e programit mësimor.

Studentët dhe pedagogët e universitetit Bujqësor të Tiranës provuan aftësitë e tyre përpara lojtares së Akademisë së Shahut dhe ekipit kombëtar, kandidate për mjeshtre dhe Instruktore Kombëtare Bruna Tuzi, e cila zhvilloi një simultane Shahu me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Eventi u organizua nga Albanian Young Leaders Forum dhe Student Economic Forum në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Shahut "FSHSH" dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Këtë event e përshendeti rektori i sapo zgjedhur i UBT Prof.Dr. Bahri Musabelliu, Kryetari i AYLF dheSEF Leons Hasani, sekretarja e përgjithshme e FSHSH Majlinda Pilinci dheTrajneri i FIDE dhe Akademisë Shkëlqim Çela.

2,329 Lexime
8 vjet më parë