Marrëdhënia me fëmijët

Sa kohë duhet të kaloni me fëmijën tuaj?

Prindërit janë të prirur të ndihen fajtorë për shkak se nuk mund të kalojnë shumë kohë me fëmijët e tyre. Por çfarë është ajo që e bën dallimin kur është fjala për kohën - sasinë apo cilësinë?

A shqetësoheni ju se nuk po kaloni kohë mjaftueshëm me fëmijët tuaj? Qetësohuni, punësoni një bebisitër dhe dilni në mbrëmje. Studimet tregojnë se është cilësia, jo sasia, koha që i bën fëmijët të lulëzojnë. Fëmijët e baballarëve që kënaqeshin më shumë gjatë prindërimit kishin 28% më pak shanse për të shfaqur sjellje negative.


Në këtë studim morën pjesë 10.000 prindër dhe ndryshe nga studimet e mëparshme ku protagoniste kanë qenë nënat, në këtë studim u studiua me kujdes dhe roli i babait. Studiuesit zbuluan se siguria që ndjenin baballarët për rolin e tyre ndaj fëmijës dhe ndaj partneres si dhe lidhja emocionale që kishin me fëmijën ishte më e rëndësishme në reduktimin e sjelljeve problematike tek fëmija sesa sasia e kohës që kalonin me të.


Studimet e mëparshme tregojnë pothuajse të njëjtën gjë edhe për nënat, ku cilësia e kohës që kalon me fëmijën është me rëndësishme sesa sasia. Ndjenjat e fajit që kanë prindërit në lidhje me kohën e pakët që po kalojnë me fëmijën janë të pavlera. Ajo që vlen është lidhja emocionale që duhet krijuar me fëmijën. Për foshnjat dhe fëmijët e vegjël, lojërat, leximi dhe banja konsiderohen aktivitete të cilësisë së lartë. Me fëmijë pak më të rritur, koha cilësore ndodh në një bisedë të rastësishme. Asnjë nuk thotë se s’ka nevojë për kohë, por atë kohë që keni në dispozicion për fëmijën tuaj, shfrytëzojeni mirë.


Kohën që keni në dispozicion organizojeni në atë formë që fëmija të kënaqet nga prania juaj dhe të kuptojë se sa i rëndësishme është ai për prindin. Zgjidhni të realizoni aktivitetet e tij/saj të preferuar dhe krijoni një lidhje të fortë dhe ju duhet të jeni gjithmonë i pranishëm në jetën e fëmijës tuaj.


(Portali Shkollor)

3,094 Lexime
6 vjet më parë