
Qyteti hesht!
Kjo është një poezi e shkruar nga nxënësja e klasës së XI-të, Kristjana Porja, e shkollës “Sandër Prosi”, Tiranë. Poezia vjen në këtë periudhë karantinimi prej pandemisë së Koronavirusit.
Dal jashtë por c’të shoh
Asgjë nuk flet
Njerëzit janë mbyllur në shtëpi
Sikur mbi to të ketë renë mallkimi i zi
Jeta ka ndaluar së jetuari
E keqja erdhi, kthetrat e saj i tregoi
Si uragani qytetin e pushtoi
Asnjë zhurmë nuk po dëgjohet
Qyteti hesht, vetëm kaq kuptohet
S'ka njeri që të flas
Ndihem vetëm, më vjen të bërtas
“Ej o njerëz, këtij qyteti po i mungoni”
Ju duhet ta kuptoni
Pa ju, qyteti hesht!
Kristjana Porja
(Portali Shkollor)
Letër falenderimi për mësuesen time
Ese nga nxënësja Aspa Grembi me temë “Njeriu dhe mjedisi”
Ta duam dhe të mbrojmë tokën