Kinë

Projekti gjigant, 50 mijë shkolla futbolli deri në 2025

“Çdo shkollë mund të trajnojë mesatarisht 1 000 nxënës, pra kërkojmë krijimin e të paktën 50 milionë futbollistëve. Kjo është një rrugë e sigurt për seleksionimin e talenteve. Përmirësimi i futbollit kinez nuk është më një ëndërr”

Ky mund të cilësohet një projekt gjigant, pasi Kina planifikon hapjen e 50 000 shkollave të futbollit deri në vitin 2025. Ministria kineze e Arsimit tha me anë të një deklarate se, fillimisht, hapja e 20 000 shkollave ishte planifikuar për deri në vitin 2020, por theksoi se ajo kërkon ta arrijë një synim të tillë që këtë vit.

“Çdo shkollë mund të trajnojë mesatarisht 1 000 nxënës, pra kërkojmë krijimin e të paktën 50 milionë futbollistëve. Kjo është një rrugë e sigurt për seleksionimin e talenteve. Përmirësimi i futbollit kinez nuk është më një ëndërr”, deklaroi Wang Dengfeng, zëvendës president i Federatës Kineze të Futbollit për gazetën shtetërore “People’s Daily”

Aktualisht, Kina ka 13 381 shkolla futbolli. Ngritja e nivelit të futbollit në Kinë ka qenë ambicie e presidentit Xi Jinping. Ekipi kombëtar kinez i futbollit ka pak gjasa për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, Rusi 2018. Megjithatë, klubet kineze kanë marrë në kampionatin e tyre futbollistë të njohur si: Axel Witsel, Carlos Tevez dhe Oscar.

2,151 Lexime
7 vjet më parë