Prindër, kushtojuni vëmendje fëmijëve!
Prindërit janë shumë të zënë me punë dhe janë duke lëvizur shumë shpejt, por ulja e ritmit për të dëgjuar me vëmendje fëmijën është një aftësi që mund të zhvillohet. Gjetja e pikës së qetësisë brenda nesh është thelbësore në prezantimin tonë si prindër.
Kur prindërit pyesin “si kalove në shkollë?”, përgjigjja është e shkurtër dhe e thjeshtë “mirë”. Ndërkohë, të dhënat tregojnë se fëmijët do të dëshironin që prindërit t’u kushtonin më shumë vëmendje për t’i dëgjuar ata.
Prindërit duhet të ndalojnë ritmin, të shohin thellë brenda vetes sepse mënyra se si ne u flasim fëmijëve tregon se çfarë prindërish ne jemi. Në rrugëtimin e gjatë të prindërit kujtoni këto pyetje:
- A ngadalësohet çdo gjë në jetën tuaj duke përfshirë edhe dëgjimin tuaj?
- A mund ta përdorni butonin tuaj të pauzës për të sjellë vëmendjen tuaj më të thellë sa herë që ndërveproni me familjen tuaj?
- Çfarë duhet të bëni për veten tuaj sot, në mënyrë që të ngadalësoheni sa duhet për të dëgjuar me të vërtetë fëmijën tuaj?
- Çfarë ndodh nëse uleni vetëm tre minuta me qëllim që të ndjeni gjendjen e paqes?
- Si ndryshon sjellja e fëmijës suaj kur ngadalësoni dhe me të vërtetë dëgjoni?
Prindërit janë shumë të zënë me punë dhe janë duke lëvizur shumë shpejt, por ulja e ritmit për të dëgjuar me vëmendje fëmijën është një aftësi që mund të zhvillohet. Gjetja e pikës së qetësisë brenda nesh është thelbësore në prezantimin tonë si prindër të qetë. Më poshtë renditen 10 pika që do ju ndihmojnë të merrni me qetësi jetën dhe prindërimin:
1. Ndaloni para se të ndërmerrni veprime.
2. Gjeni pikën më të thellë të qetësisë dhe të rehatisë brenda vetes suaj.
3. Vini re ndjesitë e trupit tuaj.
4. Zgjatni nga pak çdo përqafim.
5. Admironi shkëlqimin e flokëve të fëmijës suaj nën rrezet e dritës.
6. Shikojeni fëmijën në sy kur ju flet.
7. Merrni frymë.
8. Vini re se një zë i mërzitur është një thirrje për tu dëgjuar.
9. Kërkoni kuptimin e fjalëve që dëgjoni.
10. Vini re se çdo gjë që thotë fëmija juaj është një kod për të thënë “ të lutem më duaj”.
(Portali Shkollor)
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Poezi nga mësuesja Vera Ujka