Pranverë 2020
Mesuesja Klodiana Hyseni në shkollën 9-vjeçare "Ibrahim Basha" Bulçesh, Kamëz dëshiron të ndajë një poezi dedikuar periudhës aktuale që po kalojmë nga pandemia COVID 19. Ja si e sheh ajo këtë pranverë nëpërmjet vargjeve.
Poezia e Klodiana Hyseni me titull "Pranvera 2020" shpreh emocionin e kësaj situate si dhe optimizmin për mposhtjen e armikut të padukshëm Covid-19. Shkruar në gegërisht. Krijim momental.
Pranverë 2020
Ka ardh’ pranvera shokë
ka ardh’...
Pse janë ngujua n’shpi njerzia?!
I thrret flladi pranveror ...
Kane çil ‘ lulet e bleruar fushat...
Po me qingjat, pse s’ lodrojn’ fmia?!
Kush asht ai që “ vret “pranverën
e buzëqeshjen n’ftyrat tona?!
Asht VIRUS CORONA, thotë mjeksia.
“Bani kujdes.... jo me dalë nga shpia !”
Jo mor jo, tu dalë nuk jena,
por me Zotin m’posht’ e kena!
“Luftojnë” njerzit me “armikun”,
parasysh kanë rrezikun...
dhe fitoren n’dorë e kanë ,
asht ni Zot, s’lshon dynjanë!
Gajret bani, mos u dorzoni,
kjo “stuhi” shpejt do kalojë,
dhe pranverën si përherë do ta gzojmë!
Shnet, durim e qetsi, gjithmonë paçi.....
....e n’ kto ditë n’veçanti!
Klodiana HYSENI
Mësuese në shkollën 9-vjçare "Ibrahim Basha" Bulçesh, Kamez.
(Portali Shkollor)
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor