
Poezia e Dritëro Agollit dedikuar bashkëshortes së tij, Sadijes
Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare Sadije Agolli, bashkëshortja e shkrimtarit të shquar Dritëro Agolli. Shkrimtari ishte i lidhur fort me bashkëshorten e tij, saqë në të gjallë i kishte dedikuar asaj edhe një poezi.
Ka ndërruar jetë sot në moshën 76-vjeçare Sadije Agolli, bashkëshortja e shkrimtarit të shquar Dritëro Agolli. Shkrimtari ishte i lidhur fort me bashkëshorten e tij, saqë në të gjallë i kishte dedikuar asaj edhe një poezi.
Poezia e Dritëro Agollit dedikuar bashkëshortes Sadije:
Sikur të rrëzohet në mal ky avion,
Kur unë udhëtoj nga Greqia,
Askush s’e mbaron,
Fletorkën përgjysmë me vjershat e mia.
Atë do ta hapë Sadija e mjerë,
Padashur, ashtu kot së kotit,
Mbi vjershën e lënë përgjysmë do bjerë,
E nxehta pikëz e lotit.
Pastaj do ta nxjerrë nga çanta shaminë,
E vetme në dhomë,
Fletorkën do ta mbyllë me një psherëtimë:
” I shkreti, i linte gjërat përgjysmë gjithmonë”.
(Portali Shkollor)
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
“Mësuesit”, poezi nga Aida Çela
“Adolescence” i Stephen Graham, një serial që duhet parë nga të gjithë