Poezi

Poezi nga nxënësja Reina Karajfilaj

Poezi nga nxënësja Reina Karajfilaj dedikuar muajit Nëntor që sapo lamë pas.

Nëntori 


Nder dhe lavdi

Një fllad i lehtë po fryn

Duket se na lajmëron

Kuq e zi të vishemi ne

Festa e Pavarësisë po afron.


Le të bien daullet 

Le të bien tupanat

Sot është ditë feste

Nder për luftëtarët.


Për liri dhe çlirim 

bij dhe bija u bënë martirë

Që ditë të bardha të kemi ne 

Ranë dëshmorë për ty Atdhe

Gëzuar sot o nënë Shqipëri

Nder  e lule dhe lavdi

Për ju dëshmorë

Për ty, o flamur kuq e zi. 



Krijoi: Reina Karajfilaj

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,122 Lexime
1 vit më parë