MBI EDUKIMIN

Përse sistemi arsimor danez krijon individë të lumtur

Iben Dissing Sandahl, specialiste e rritjes dhe edukimit të fëmijëve në këtë intervistë, sjell arsyet pse sistemet tradicionale të mësimdhënies ndikojnë në gjendjen emocionale të fëmijës. Ja se çfarë ndikim i pozitiv ka interaktiviteti dhe loja...

Aktivitetet e fëmijëve janë një stimul për zhvillimin e shpirtit dhe imagjinatës së tyre kërkimore. Zhvillimi i tyre i shëndetshëm varet pikërisht nga lojërat e tyre. Këto lojëra ndikojnë në rritjen e tyre të shëndetshme.

Pa një lojë, ne nuk mund të jetojmë ose të rrisim fëmijët tanë. Nëse duam një fëmijë të lumtur, që do të rritet si një qenie e pavarur, me një busull të fortë të brendshme që do ta udhëheqë atë gjatë jetës, duhet t'i japim kohë dhe hapësirë që ai të zhvillojë lojërat e tij. Përmes këtyre lojërave, duke u përfshirë edhe prindërit, i shpëtojnë jetës së përshpejtuar, kaotike dhe stresuese. 


Pse kemi zakon t'u japim fëmijëve gjithnjë e më shumë detyrime, gjithnjë e më shumë aktivitete, u kërkojmë atyre të mësojnë më shumë dhe në të njëjtën kohë nuk e njohin nevojën e tyre për të luajtur në kohën e lirë.

Prindi nuk mund të kontrollojë atë që fëmija përvetëson nga lojërat dhe nga këto aktivitete. Kjo është arsyeja pse prindërit kanë nevojë të balancojnë këto aktivitete dhe kohën që ata shpenzojnë. Për më tepër ka lojëra të dobishme, ashtu siç ka edhe lojëra të dëmshme. Prindi duhet të dijë ku ta orientojë fëmijën dhe ta stimulojë atë drejt lojërave të dobishme.


Në Danimarkë  është shumë e rëndësishme që fëmijët të mos ulen dhe të dëgjojnë vetëm mësuesin e tyre, por duhet të bëjnë shumë gjëra vetë. Nuk mjafton që fëmija të kuptojë thjesht teorikisht, por ta kuptojë fenomenin duke e prekur atë praktikisht. Ju nuk do të kuptoni vërtet diçka nëse nuk e provoni. Modaliteti i mësimdhënies në Danimarkë bazohet në punën në grup, kur fëmijët duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Nxënësit më të mirë ndihmojnë më të dobëtit dhe shpenzojnë shumë kohë dhe vëmendje në procesin e edukimit të tyre. 


A duhen inkurajuar fëmijët të merren me punë artizanale, të bëjnë eksperimente të pavarura. A janë të tilla eksperienca të rëndësishme për zhvllimin e tyre?

Të rriturit duan të kenë kontroll maksimal mbi të vegjëlit, ata duan që në çdo moment të matin sa njohuri ka marrë fëmija tyre. Kjo është arsyeja pse i jepet më shumë rëndësi notave sesa edukimit. Gjithnjë e më shumë, nerëzit rrotull nesh janë të palumtur me jetën, punët, marrëdhëniet me të tjerët. Kjo do të thotë që as notat e larta nuk përcaktojnë lumturinë e jetës sonë. As paraja nuk blen lumturinë. Asnjë fat në jetë nuk garantohet nga notat e shkëlqyera në shkollë.


A kanë të rriturit kohë të mjaftueshme me fëmijët e tyre?

Jo, sepse prindërit janë në garë për ekzistencë, ata janë vonë për punë, shumë vonë dhe nuk kanë kohë ose dëshirë për të qëndruar me fëmijët e tyre, të luajnë me ta. Në mënyrë që të lehtësojmë ndërgjegjen tonë, i regjistrojmë në aktivitete shtesë, duke bindur veten që po i japim atyre më të mirën. Fëmijët nuk kanë nevojë për lodra të shtrenjta, por për një prind që të ulet me ta në dysheme për të luajtur. Disa prindër bëjnë shumë gabim kur mosprezencën e yre e justifikojnë me dhurata apo lodra të shtrenjta. Por kjo nuk është një mënyrë e mirë për të edukuar fëmijët. Fëmijët duhet ta dinë se jeni aty për ta.


Pse shumë prindër fajësojnë shkollën apo mësuesit për dështimet e fëmijëve të tyre?

Nëse diçka në edukimin e fëmijëve tanë po shkon si duhet, atëherë duhet të ndryshojme diçka nga vetja, të ndryshojmë marrëdhëniet në familjen tonë. Është më e lehtë nëse kapesh me njerëz të tjerë, apo m e institucione, por mos harron i se ju jeni hallka kyçe e edukimit të fëmijës suaj. 


Sa e rëndësishme është busulla orientuese?

Unë besoj thellë se asnjë fëmijë nuk do të bëhet një person i lumtur nëse nuk ka një busull të fortë orientuese të brendshme. Për ta pasur këtë busull orientuese duhet që fëmija të ketë përvojën, të ketë lozur mjftueshëm gjatë fëmijërisë, duke mos qenë të mbingarkuar me nota, përgjegjësi, aktivitete jashtëshkollore që të zenë frymën. Nëse e ngarkojmë fëmijën më shumë nga çduhet, do rrisim një individ i cili do të ketë vazhdimisht ankth, stres, depresion. 


Pse ne si shoqëri, investojmë aq shumë para, kohë dhe energji në rezultatet arsimore, dhe kështu neglizhojmë lumturinë dhe kënaqësinë e nxënësve tanë, fëmijëve tanë?

Është e vështirë të shpjegojmë pse jetojmë në një botë ku çdo gjë matet, ndaj kjo varet nga edukimi i gjithsecilit, përparësitë që kemi.


Për 40 vjet, Danimarka është shpallur vendi më i lumtur në botë. Cili është sekreti i suksesit tuaj?

Le të themi vetëm se loja e lirë e fëmijëve është integruar në të gjitha segmentet e sistemit tonë shkollor për më shumë se një shekull, sepse ne jemi përqëndruar kryesisht në lumturinë e fëmijëve tanë. Të rrisim njerëz të lumtur. Përmes lojës fëmijët tanë rrisin vetëbesim, vetëbesim dhe vetëm vetëbesim. Ne e dimë që lodrat e foshnjave përmirësojnë dhe reflektojnë shëndetin mendor dhe fizik, nxisin imagjinatën, pavarësinë dhe kreativitetin. Në të njëjtën kohë, loja e fëmijës ndërton rezistencë, qëndrueshmëri duke pranuar rreziqet dhe sfidat, zgjidhjen e problemeve, përballimin e situatave të reja dhe të panjohura.


Çfarë do të thotë të kesh rezistencë?

Rezistenca është një faktor kyç në edukimin e fëmijëve të lumtur. Rezistenca e ndërtuar nga vetë fëmijët. Fëmijët rezistues nuk heqin dorë apo të akumulojnë stres kur marrin nota të dobëta në shkollë. Sepse e dinë se jeta, ashtu si një lojë, ka ulje dhe ngritje. Shoqëria ka vetëm një koncept dhe vetëm një vlerësim që përfshin: diplomën, pagën, titullin dhe funksionin. Arsimi është injoruar vazhdimisht, gjë që është krejtësisht e gabuar.


Sa e rëndësishme është kreativiteti dhe imagjinata për një person që të jetë i suksesshëm në jetë?

Është vendimtare. Imagjinata mund të bëjë gjithçka. Nëse shikoni shpikjet më të mëdha në historinë e njerëzimit, janë krijuar nga njerëz me një nivel mesatar në shkollë. Për këto shpikje nuk do të kishin ndodhur nëse këto njerëz do ndiqnin vetëm rregullat e vedosura nga shoqëria. 


Pra, duhet të luhet më shumë në shkollë dhe të kandidojë më pak për notat?

Është e nevojshme të balancojmë, sepse asnjëra nuk duhet të përjashtojë tjetrën. Një gjë dihet me siguri që muzika, piktura, loja, sporti duhet të integrohen më shumë. Kjo nxit kreativitetin dhe shpirtin e lirë tek të rinjtë. 


A jeni dakord, si mësues, se forma frontale e mësimdhënies është e vjetër dhe për gjeneratat e reja nuk është interesante?

Paramendoni veten që duhet të uleni dhe të dëgjoni një mësues për një orë! Dhe kështu shtatë orë në ditë. Për kë nuk do të ishte kjo e vështirë, e papërshtatshme dhe jotolerante? Kjo është arsyeja pse po përpiqem ta bëj mësimin përmes një procesi dinamik, me dy drejtime, në të cilin nxënësit janë shumë të përfshirë, të mos përsërisin dhe të mësojnë mësimet për të cilat po flas, por të përdorin kokën e tyre dhe të menduarit logjik për të zgjidhur problemin. Ekzistojnë një numër mënyrash për ta bërë kurrikulën interesante dhe frymëzuese. Kur të mësoni, duhet të ushqeni mendjen dhe trupin e fëmijës në klasën tuaj. Jo të gjithë fëmijët janë të njëjtë, ata nuk mësojnë të gjithë në të njëjtën mënyrë, as zotërojnë materialin me të njëjtin ritëm. Mësuesi duhet ta bëjë mësimin sa më interesant.


Sa e dëmshme është për fëmijët loja në kompjuter, tableta, telefona celularë, të gjitha llojet e pajisjeve moderne audio vizuale?

Shumë studime kanë treguar ndikimin e dëmshëm të ekranit dhe përmbajtjes digjitale në zhvillimin e trurit dhe në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës. Nuk ka dyshim për këtë, ekranet krijojnë varësi. Fëmijët kthehen në vëzhgues pasivë, në vend që të jenë pjesëmarrësve aktivë. Unë e kuptoj pse prindërit i lejojnë fëmijët, sepse kur ata lodhen dhe janë të zënë me punë, është më e lehtë t’i japin fëmijës tabletën. Është zgjidhja më e shpejtë. Megjithatë, prindi duht të vendosë kufizime. 


A i kuptojmë ne si të rritur si duhet kërkesat e fëmijëve?

Ne, të rriturit duhet të kuptojmë. Sepse asnjë fëmijë nuk dëshiron të jetë i izoluar dhe i vetmuar. Kjo ndodh vetëm kur ato janë të varur nga ekranet. A mund ta kuptojmë arratisjen e këtyre të rinjve në botën digjitale dhe a mund t'i kthejmë në botën reale? Mundemi, por duk u bërë të gjithë së bashku, prindi, shkolla, shoqëria... A do të vallëzojmë dhe kërcejmë, të vrapojmë në shesh lojërash me ta, të ngjitemi në pemë, të ecim me ta? Ata duhet të jenë fëmijë, jo robotë të vegjël të programuar. Dhe ji me ta, bëhu një me ta!



(Përktheu P. Shtini; Portali Shkollor)

7,576 Lexime
5 vjet më parë