AKTIVITETI FIZIK

Përse është e rëndësishme lënda e fiskulturës?

Përveç zbulimit të talenteve përfshirja e sporteve në planin mësimor është e rëndësishme. Mund të theksojmë shmangien e shumë problemeve shëndetësore nëse i mësojmë fëmijët me kulturën që të zhvillojnë sport.

Lënda e fizkulturës nuk ka nevojë që të koordinojë shumë teknika, sepse është vetë lënda që u krijon nxënësve hapësira që të argëtohen. Një orë mësimi është më produktive kur nxënësve u lihet hapësira që të shprehen. Marrja me aktivitet fizik ndikon jo vetëm në pasjen e një trupi të bukur, por luan një rol shumë të madh edhe në shëndetin mendor. Nga studimet e bëra ka Aktiviteti fizikrezultuar se edhe sikur një ecje prej 20 minutash në ditë, mund të parandalojë episode depresioni tek njerëzit e të gjitha moshave.


Për këtë arsye, si dhe për shumë arsye të tjera edukimi fizik përfshihet në planin mësimor të klasës së parë. Padyshim që kjo lëndë është e preferuara e nxënësve. Arsyen se pse ndodh kjo gjë na e shpjegon Ferdinant Gjypi, mësues fizkulture në një nga shkollat e kryeqytetit, i cili thotë se fëmijët kanë nevojë të tregojnë aftësitë e tyre lëvizore, që janë shumë të shkathët dhe dinë të luajnë bukur.


Çfarë duhet të kuptojmë me edukim fizik?

Edukimi fizik është një degë e edukimit që punon për të përmirësuar përmes aktivitetit fizik dhe sportiv zhvillimin fizik, mendor dhe shëndetin individual e social.


Ora e edukimit fizik është e preferuara e nxënësve, pse?

Po, është e vërtetë që ora e fizkulturës është ora e preferuar e nxënësve. Kjo, mendoj unë, mund të shpjegohet fare thjesht. Çdo fëmijë ka nevojë për argëtim, për lojëra, për lëvizshmëri. Fëmijët kanë nevojë të tregojnë aftësitë e tyre lëvizore, që janë shumë të shkathët dhe dinë të luajnë bukur. Fizkultura është një nga këto lëndë që ua jep këtë mundësi nxënësve. Unë mendoj se çdo lëndë është e bukur dhe secilën prej tyre nxënësit e duan.

Një lëndë mund ta duan më pak, një lëndë më shumë, por në tërësi i duan të gjitha. Shpeshherë bëhet gabimi që mësuesit e lëndëve të tilla si matematika, fizika, informatika që konsiderohen edhe si lëndët më të vështira, marrin orët e fizkulturës që të japin shpjegime shtesë në mënyrë që nxënësit të kuptojnë më shumë. Kjo është e gabuar, fizkultura është njësoj e rëndësishme si lëndët që përmendëm më lart.

Mjafton që brenda asaj ore mësimi që është caktuar për secilën lëndë të përdoren teknika të ndryshme mësimore në mënyrë që ora të bëhet më e bukur. Lënda e fizkulturës nuk ka nevojë që të koordinojë shumë teknika, sepse është vetë lënda që u krijon nxënësve hapësira që të argëtohen. Një orë mësimi është më produktive kur nxënësve u lihet hapësira që të shprehin mendimin e tyre, të flasin, të lëvizin brenda klasës për të realizuar punë në grup etj.

Në një orë mësimi ku mësuesi flet dhe nxënësi dëgjon, gjithçka kthehet në monotoni dhe nxënësit me të drejtë mezi e presin orën e fizkulturës.


Pse është e rëndësishme përfshirja e sporteve në planin mësimor?

Është shumë e rëndësishme që në planin mësimor të përfshihen sa më shumë sporte. Por që të përfshish në planin mësimor shumë sporte, duhet dhe një terren i përshtatshëm për t’i ushtruar ato. Duke pasur një terren të përshtatshëm zhvillohet dhe një orë mësimi shumë e mirë. Pse është e nevojshme të jenë sportet në planet e mësimit? Do të thoja që është shumë e nevojshme, sepse me anë të sporteve që ne realizojmë dallojmë çdo nxënës se në cilin sport mund të ketë prirje. Nga edukimi fizik mund të dalin talentet e sportit në të ardhmen si në futboll, basketboll, mundje, boks etj.


Përveç zbulimit të talenteve përfshirja e sporteve në planin mësimor është e rëndësishme edhe për shumë arsye të tjera. Kështu, mund të theksojmë shmangien e shumë problemeve shëndetësore nëse i mësojmë fëmijët me kulturën që të zhvillojnë sport.



(Portali Shkollor)

4,822 Lexime
5 vjet më parë