Poezi

“Pema e jetës”, poezi nga nxënësi Daniel Liko

Poezi nga Daniel Liko, nxënës i klasës së shtatë në shkollën “Skënder Libohova”, Lushnjë.

Pema e jetës


Një pemë ngrihej në mes të atij pylli të madh,

Një pemë shekullore, por ende kryelartë.

Rrënjët i zgjaste poshtë në thellësi

dhe degët i ngrinte lartë, në qiellin pa kufi…


Gëzohej e krenohej në mes të pemëve të tjera,

me frutat e saj të ëmbla si ngaherë.

Vinin njerëzit vetëm tek ajo,

se kjo pemë e bukur përhapte zili kudo.


Pemët e tjera qanin në një anë,

lot rrëshire përhapnin anembanë.

nën hijen e kësaj peme kaq të lumtur,

Dielli i këtyre dukej si i humbur.


Por kryelartë , vitet po i rendonin mbi supe.

Rrënjët i kishin ngecur e degët më s’i tundte.

Askush tjetër s’e kuptonte, 

por shekullorja nga brenda po rënkonte.


Erdhi dita që njerëzit nuk i afroheshim më,

Po vdiste e ngrirë dhe pa zë…

Pas shumë kohësh ajo u kujtua  

dhe thoshte: -Ku është jeta që më përkiste mua.


Degët nuk i ngrinte më dot

donte të kapte qiellin, por mundohej më kot.

Pemët e tjera qeshën nën zë, 

-Jetën që e kishe, tani s’e ke më…       


                                          

Nga Daniel Liko 

Klasa 7, shkolla “Skënder Libohova”, Lushnjë 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,962 Lexime
1 vit më parë