Ndikimi i trajnimeve në zhvillimin profesional të mësimdhënësit
Trajnimet konsiderohen si pika të veçanta prej së cilave mësimdhënësit do të aftësoheshin në përdorimin e drejtë të reformave në praktikën mësimore. Përmes trajnimeve, mësuesit fitojnë përgatitje edhe më të mirë...
Meqenëse politikat e shumta arsimore po pësojnë ndryshime në sferën e përpilimit të kurrikulave dhe reformave të reja në sistemin arsimor, padyshim se mësimdhënësit kanë nevojë edhe për trajnime shtesë jo vetëm për ato që i takojnë fushës profesionale të tyre për çka mund të jenë kualifikuar, por edhe për implementimin e drejtë të këtyre kurrikulave në arsim, në mënyrë që reformat të japin rezultate e të jenë efikase është e domosdoshme ngritja e kapaciteteve të institucioneve dhe stafeve udhëheqëse të shkollës dhe universiteteve. Prandaj, trajnimet konsiderohen si pika të veçanta prej së cilave mësimdhënësit do të aftësoheshin në përdorimin e drejtë të këtyre reformave në praktikën mësimore.
Trajnimi dhe zhvillimi mund të mendohen si procese të dizajnuara për të rritur njohuritë profesionale, aftësitë dhe qëndrimet e edukatorëve në mënyrë që ata të përmirësojnë mësimin e nxënësve. Trajnimi është i rëndësishëm dhe pjesë e programeve të përgatitjes së mësuesve, veçanërisht për ato aspekte të mësimdhënies që kërkojnë më shumë aftësi, por ka shumë aspekte të tjera të rëndësishme të mësimdhënies që mund të ushqehen vetëm me strategjitë dhe përvojat. Trajnimi i mësuesve ka më shumë gjasa që të çojë diversitetin në praktikë në të gjitha nivelet e udhëzimit. Sipas Asu (2004, f.15), ka disa fusha të rezultateve që janë potencialisht të prekura nga mësuesi në programin e trajnimit. Këto përfshijnë: njohuritë e mësuesit, qëndrimet e mësuesve dhe besimet, praktika e mësimdhënies, praktika të nivelit të shkollës, arritje të nxënësve. Trajnimi mësimdhënësve u jep njohuri, shkathtësi dhe aftësinë e rëndësishme për jetën profesionale të një mësuesi. Trajnimi mësuesve u mundëson që personaliteti i një mësuesi dhe qëndrimet e tij të riorganizohen. Prandaj, zakonet e tyre janë reformuar dhe personaliteti i tyre është rindërtuar përmes trajnimit.
Edhe pse në shtetin tonë ende nuk kanë hyrë në fuqi rregullore, prej së cilave së pari do të bëhej përgatitja e mësimdhënësve për të dhënë mësim, sigurisht që nevoja për trajnime doemos se është e madhe si për ata që punojnë, por edhe për ata që për herë të parë iu përvishen punës si mësimdhënës të rinj. Përderisa në shtetet e jashtme ekzistojnë trajnime që duhet ti ndjekin të gjithë ata persona që parapërgatiten për mësues, neve shteti ynë këto lloj trajnime na i mundëson vetëm pas fillimit të punës si mësimdhënës, si dhe në forma private, të cilat nuk ndjeken prej të gjithë mësimdhënësve, por prej një pjese të vogël. Aktualisht shumica e trajnimeve që bëhen në arsimin fillor i përkasin aspektit që ka të bëjë me përdorimin e teksteve të reja mësimore, si dhe njohjen me kurrikulën e re shkollore si dhe risitë që mund të sjell sistemi i ri arsimor, pas eksperimenteve të vazhdueshme që bëjnë organet kompetente arsimore për ciklin e arsimit fillor.
Mirëpo praktika dhe realiteti tregon shumë se këto trajnime nuk po gjejnë zbatim praktik, sepse MASHT-i dhe organet lokale të arsimit nuk kanë bërë rregullimin e kushteve infrastrukturore që t’i mundësohet secilës shkollë që të bëhet pjesë e përdorimit të metodave, teknikave të reja mësimore që i kërkon çdo lëndë mësimore, prej së cilës nxjerren edhe rezultatet sesa mund të jetë përvetësuar një njësi e caktuar mësimore.
Kundrejt kësaj janë fusha të rëndësishme kurrikulare të cilat përmes trajnimeve të ndryshme bëjnë që mësimdhënësi të ketë një përgatitje edhe më të mirë, duke e bërë atë të gatshëm që të ec paralel me inovacionet dhe përparimet teknologjike dhe për të nxjerrur sa më shumë cilësi në mësime, në të gjitha lëndët ku mund të jetë ligjërues, në rast se është mësimdhënës lëndor, ose edhe mësues i një klase të caktuar.
(Shkruar nga: PhD.Can. Besjana Rexhepi)
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Për herë të parë një Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, Manastirliu: Bashkë për të mbrojtur dhe forcuar trashëgiminë tonë gjuhësore
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...