Nekrologji

Ndahet nga jeta profesor Qenan Hetemi, bashkëpunëtor i shtëpisë botuese ALBAS

Është ndarë nga jeta para kohe Z. Qenan Hetemi, njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të shtëpisë botuese ALBAS. Qenan Hetemi ka qenë arsimtar i gjuhës shqipe, bashkautor i teksteve shkollore dhe kontribuues i përhapjes së dijes dhe të arsimit në Luginën e Preshevës.

Sot është ndarë nga jeta para kohe Z. Qenan Hetemi, njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të shtëpisë botuese ALBAS.


Qenan Hetemi ka qenë arsimtar i gjuhës shqipe, bashkautor i teksteve shkollore dhe kontribuues i përhapjes së dijes dhe të arsimit në Luginën e Preshevës, ku ka jetuar dhe ka dhënë kontributin e tij intelektual. 


Ai studioi në Universitetin e Prishtinës, në degën Gjuhës shqipe dhe të Letërsisë. Profesor Hetemi, për disa vite ka qenë përfaqësues për arsimin pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar. 

Ai është dalluar si arsimtar largpamës e nismëtar i bashkëpunimeve që krijojnë ura për mbarëvajtjen e arsimit. Gjatë rrugëtimit të tij, ai përmbushi idealin për qëndrimin e shqiptarëve të bashkuar nëpërmjet përhapjes së teksteve shkollore shqipe. 


Shtëpia botuese ALBAS, nën kujdesin e Z. Qenan dhe të familjes Hetemi, është ndër të parat shtëpi botuese shqiptare e cila operon në Republikën e Serbisë.


Stafi i ALBASIT i përcjell ngushëllimet familjes për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre të shtrenjtë!



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,116 Lexime
1 vit më parë