Muaji i librit përmbyllet me "Librin gjigand" në sheshin Skëndërbej
Muaji tetor përmbyllet me "Librin gjigand", i cili është fjalori i gjuhës shqipe. Ky fjalor u vendos nga Ministria e Kulturës. Përtej mesazhit për ta dashur gjuhën tonë, istalacioni është edhe funksional.
"Po e përmbyllim Tetorin e Librit me një instalacion në Sheshin “Skënderbej”, një libër gjigant, ndoshta më i rëndësishmi" ishin fjalët e ministres së kulturës Elva Margariti.
Fjalori i gjuhës shqipe”, instalacioni më i ri i vendosur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë po tërheq vëmendjen e qytetarëve të të gjitha moshave. Ky fjalor u vendos në përmbyllje të Tetorit të Librit, nga Ministria e Kulturës. Përmes një monitori, bashkëlidhur me të, qytetarët mund të kërkojnë kuptimin e çdo fjale të fjalorit. Pra, përtej një mesazhi që instalacioni përcjell, ai është edhe funksional.
Kalimtarët e shumtë që përshkojnë çdo ditë sheshin “Skënderbej”, ndalojnë për të vëzhguar këtë fjalor, por edhe për të fiksuar në telefonat e tyre një fotografi para tij. “Fjalori i Gjuhës Shqipe” është botim i Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë”. Ai përmban rreth 35 000 fjalë, 7 000 njësi frazeologjike dhe mbi 100 000 kuptime.
Një mesazh i bukur në muajin e librit për të dashur më shumë gjuhën tonë dhe për ta respektuar atë duke e shkruar drejt dhe saktë.
(P. Shtini; Portali Shkollor)
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
“Bedri Dedja, gjithmonë për brezat e së ardhmes” – Aktiviteti në nderim të autorit dhe krijimtarisë së tij për fëmijë
Xhamia e Et’hem Beut