Poezi

"Mësuesit"

“Mësuesit” është një poezi e shkruar nga poeti grek Kostis Palamas për figurën dhe misionin e mësimdhënësve.

Mësuesit 



Skalit përsëri, 

mësues, shpirtra!

Dhe çfarë të ka 

mbetur ende në jetë,

mos e moho! 

Sakrifikoje deri në 

frymën tënde të fundit!

Ndërto pallatin, 

mësues i urtë!



Dhe nëse në trupin tënd

mbetet pak forcë,

mos u lodh. 

Shpirti yt është i çeliktë.

Ndërto themelet 

tani më thellë,

që lufta të mos 

mundet t'i shembë.



Gërmo thellë.

Dhe çfarë se shumë 

të kanë harruar?

Do të kujtojnë 

dhe ata dikur

barrën që mbart 

mbi shpinë si Atlas

Durim! 

Ndërto, i urtë, 

pallatin e shoqërisë!




Nga Kostis Palamas, poet grek.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,647 Lexime
1 vit më parë