Mënyrat dhe fazat se si të jepni mësim online, paketë leksionesh në ndihmë të mësuesve
Në këtë artikull do të gjeni një paketë të plotë leksionesh për fazat e përgatitjes së mësimit online. Janë leksione falas për të gjithë mësuesit shqiptar kudo ndodhen, për të lehtësuar mbarëvajtjen e mësimit në këtë kohë pandemie. Ato janë përgatitur nga Durim Lika, ekspert në teknikën informatike.
Në ndihme të të gjithë mësuesve shqiptar kudo që ndodhen vjen një paketë prej 7 leksionesh përsa i përket dhënies së mësimit online.
Ky në fakt është një kontribut që ju ofrohet falas nga Z.Durim Lika, drejtor i shkollës shqipe "Scanderbeg Parma", Itali, teksa ai ka përgatitur vet leksionet, nëpërmjet të cilëve do të mund të njiheni me të gjitha fazat e përgatitjes së mësimit online.
Z.Lika ka një eksperiencë si teknikë informatike prej 20 vjetësh. Ai ka eksperiencën e tij edhe në sektorin IT të Zyrave të Komunitetit Evropian për Sigurinë e Ushqimit ku ka punuar për 4 vjet dhe ka ndjekur teknikisht konferenca të tilla shumë përpara se të vinte pandemia. Gjithashtu eksperienca e tij në mësimdhënie dhe drejtimin e shkollës shqipe "Scanderbeg Parma"-Itali gjatë periudhës së pandemisë, ku mësimi vijon ende online, ka bërë që kjo shkollë të jetë model për zhvillimin e mësimit në distancë.
Në një publikim në rrjetet e tij sociale Z.Lika shkruan: “Paketë prej 7 leksionesh në shërbim të mësimdhënies në Diasporë dhe në mënyrë të veçantë për mësuesit e Italisë dhe jo vetëm. Janë leksione falas për të lehtësuar fillimin apo mbarëvajtjen e mësimit në këtë kohë ku jemi të izoluar për shkak të pandemisë kovid. Në këto leksione shpjegohen hap pas hapi, në hollësitë më të vogla, parapërgatitja dhe dhënia e mësimit online me platformat Google Meet, Zoom e të tjera. Videot janë me programet në gjuhën italiane, të përkthyera në anglisht dhe shqip. Përveç kësaj pakete, në kanalin tim mund të gjeni edhe leksione të ndara gjithmonë për mësimdhënien online”.
Nisur nga kjo ne po bëjmë shpërndarjen e tyre për t’ju ardhur sadopak në ndihmë, duke qenë se mësimi vijon të zhvillohet i alternuar, pra online dhe në klasë.
Në leksionin e parë do të njiheni me parapërgatitjen e Account-it lokal ku është shpjeguar hap pas hapi përgatitja e tij për një funksionim sa më të mirë dhe me sa më pak probleme për mësimdhënien.
Leksioni i dytë i është kushtuar Google Chrome dhe shkronjave shqipe, fjalorit dhe gjithë instrumenteve që shërbejnë për shkrimin e saktë të gjuhës shqipe.
Leksioni i tretë i është kushtuar komplet pjesës teknike, disa këshilla për mësuesin.
Në leksionin e katër Z.Lika ndalet te përgatitja e materialeve didaktike. Për të bërë një mësim sa më të këndshëm dhe të frytshëm duhen përzgjedhur materialet. Pra përveç pjesës teknike duhet edhe përgatitja e materialeve, si fletët e punës, skanerizimi i tyre, linqet e ndryshme etj.
Në leksionin e pestë konkretizohet programimi i mësimit me Googe calendar dhe Google Meet, pra programimi dhe zhvillimi i mësimit me këto dy forma.
Në leksionin e gjashtë do të njiheni më funksionimin e programit Zoom si alternativë e Google Meet.
Në leksionin e shtatë trajtohen problemet më të shpeshta që mund t’ju ndodhin gjatë dhënies së mësimit online dhe zgjidhja e tyre.
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni një playlist nga leksioni parë deri tek i shtati:
https://www.youtube.com/playlist?list=PLlPzMBeuCeaKl8yJWhhb5hVJN6HyeB0yD
N.Allkja Biçaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
10 opsionet e tastierës që secili nga ju duhet t’i dijë
Programi Excel, përdorimi i tij hap pas hapi
Si të kthejmë një dokument nga PDF në WORD?