Meloditë më të njohura të të gjitha shteteve e qyteteve
Studioja londinese e dizajnit “Dorothy”, ka krijuar hartën botërore të këngëve, e projektuar për të nxitur imagjinatën. Në këtë hartë emrat e shteteve, qyteteve, lumenjve, liqeneve apo deteve janë zëvendësuar nga tituj kënge.
Studioja londinese e dizajnit “Dorothy”, ka krijuar hartën botërore të këngëve, e projektuar për të nxitur imagjinatën.
Në këtë hartë emrat e shteteve, qyteteve, lumenjve, liqeneve apo deteve janë zëvendësuar nga tituj kënge. Harta ka një stil të viteve ‘50 dhe sjell 1.200 tituj këngësh dhe rreth 200 referenca muzikore. Në "World Song Map", dominojnë klasikët e muzikës, si: “Born in the USA” (Bruce Springsteen), “Back in USSR” (The Beatles), “Anarchy in the UK” (Sex Pistols),“London Calling” (The Clash), “China Girl” (David Bowie), “New York, New York” (Frank Sinatra), “Radio Ethiopia” (Patti Smith) dhe “Radio Free Europe” (REM).
Por nuk ngelen pas edhe këngët më pak të njohura, por të vlerësuara, si: “Trans Europe Express” (Kraftwerk), “No Sleep till Brooklyn”(Beastie Boys), “Town Called Malice” (The Jam), “Hong Kong Garden” (Siouxsie and the Banshees) dhe “Fake Tales of San Francisco” (Arctic Monkeys). Këto nuk janë thjesht këngë por kanë një parapavije politike, historike, lidhen me probleme revolucionare, me fenomene si: ngrohja globale, izolimi kulturor...etj.
Më herët studioja "Dorothy" ka bërë edhe hartë për evoluimin e këngëve të muzikës alternative, një hartë për librat, rrugët, filmat...
Po ashtu edhe per qytetet shqiptare ka shumë këngë që iu janë kënduar ndër vite si p.sh: "Lule të bukura ka Tirana", "Shi bie në Tiranë", “Tepelena rrëzë malit” nga grupi i Ali Pashës”, “Te ura e Shijakut”, "Karajfilat që ka Shkodra", "Elbasan i bukuri", kënga e Ardit Gjebreas me titull “Jon”, “Moj Saranda, moj Delvinë”, “Ky Berati, vend i bukur”, “Fieri, qyteti i ëndërrave të mia” “Kush thotë nan, ka thirr Mirëditë”, "Vlora, Vlora bjeri moj të lumtë dora”, “Këngë për Durrësin” nga Gëzim Myshketa...
Sot, gjithmonë e më pak po krijohen këngë të reja për qytetet dhe historinë e tyre. Agim Krajka ka sjellë një këngë për realitetin para viteve ’90, me titull “Në Tiranën Tonë Trime”, e kënduar nga Fatma Zyberi.
Ja cilat janë disa prej titujve që përfaqësojnë shtete, rajone, apo kontinente:
- Ballkani Perëndim “State Of The Nation”- Industry
- Maqedoni “Shame of The Nation” -New Order
- Greqi “Tales ofbrave Ulysses” - Cream
- Serbi “Radio Free Europe” - R.E.M
- Itali “Heart Of Rome” - Elvis Presley
- Europe “Trans EuropaExpress” - Kraftwerk
- Turqi “Cold Turkey” - John Lennon
- Spanje “Sketches ofSpain” - Miles Davis
- France “Tour deFrance” - Kraftwerk
- Republika Çeke “Bohemian Rhapsody” - Quin
- Britani e Madhe “Anarchy in the UK” - SexPistols
- Rusi “Back in USSR” - The Beatles
- SHBA “Born in the USA”- Bruce Springsteen
“New York, New York” - Frank Sinatra
- Amerika e Jugut “South American Getaway”- Anne Walsh
- Kanada “Only aNorthern Song” - The Beatles
- Kinë “China Girl” - David Bowie
- Indi “Mother India” - Nargis & Sunil Dutt
- Afrika “Mother Africa”- Hans Zimmer
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Poezi nga mësuesja Vera Ujka