LIBRA PËR PUSHIME

Me libër në dorë për pushime? Sociologët: Fëmijët kanë nevojë të argëtohen në verë

Si duhet të veprojmë me fëmijët gjatë pushimeve verore, t'i nxitim të lexojnë libra jashtëshkollorë dhe shkollorë, apo të luajnë gjithë ditën. Shpjegimin na e jep sociologu Gëzim Tushi...

Si duhet të veprojmë me fëmijët gjatë pushimeve verore, t'i nxitim të lexojnë libra jashtëshkollorë dhe shkollorë, apo të luajnë gjithë ditën, duke qenë të vetëdijshëm që një pjesë të madhe të kohës e kalojnë me lojëra elektronike dhe celularë?


Sociologu Gëzim Tushi thekson nevojën që kanë fëmijët për të pushuar. “Prindërit projektojnë planet e tyre dhe po i çmendin, po i robotizojnë fëmijët. Le t’i lëmë të jenë fëmijë”, thotë sociologu.


Kurrikula shkollore nuk duhet zëvendësuar me kurrikul prindërore, këshillon sociologu. Prindërit u kërkojnë fëmijëve të vazhdojnë kurset për gjuhën e huaj, t’i futen një gjuhe tjetër. “Nga muret e shkollës i mbyllim në mure të shtëpisë. Fëmijët duhet të argëtohen me kampingje, shëtitje, lojëra”, thotë Gëzim Tushi.


Prindërit bëjnë shumë mirë që interesohen për të organizuar pushimet e fëmijëve, thotë zoti Tushi, por kjo nuk do të thotë që t’u krijojnë atyre mbingarkesë. “Prindi dhe mësuesi janë dy figura auritative, duhet gjetur balanci mes mësuesit që largohet dhe prindit që afrohet e fëmijës që do të jetë i lirë dhe të marrë fuqi për vitin tjetër shkollor”, thekson sociologu.


Prindërit, nga ana e tyre, tregojnë përvojat me fëmijët: “Sa më larg celularëve dhe të shijojnë fëmijërinë". Jashtë vlerësohet jo vetëm 10-tat, por edhe të qenit social, të dish nga muzika, puna vullnetare.



(Portali Shkollor)

6,354 Lexime
5 vjet më parë