Maturantë, jemi gati për jetën?
Zgjedhja e universitetit është një dilemë e madhe. Frika më e madhe është ajo e të qënit të gabuar, a do të jenë vallë në gjendje të kuptojnë çka ata vërtet dëshirojnë të bëjnë? Ju ftojmë të lexoni shkrimin e Brunilda Hoxhës...
- Ku do të studioj?
- Bëra zgjedhjen e duhur?
- Ku do të punoj?
-Do t’ja dal dot?
Këto janë disa nga pyetjet që vërtiten në kokat e maturantëve në javët e fundit të shkollimit në shkollën e mesme. Eshtë momenti kur duhet të vendosin se çdo bejnë në jetën e tyre. Disa ndihen të vegjël për të ndërmarrë vendime kaq të rëndesishme për të ardhmen, disa të tjerë kanë frikë nga vendimi i gabuar. Por jo pak janë dhe ata maturantë që jetojnë vetëm të sotmen.
Çdo të thotë të jesh maturant?
Maturantët e sotëm u lindën dhe u rritën në vitet e ndryshimeve të vazhdueshme ekonomike - shoqërore e politike, ku shoqëria tenton çdo ditë e më tepër të përngjasojë shoqërive të zhvilluara evropiane. Natyrisht gjatë kësaj rruge oshilacionet janë normale. Fëmijët vijnë nga familje me përbërje të ndryshme social-ekonomike, bartën me vete gjatë rritjes së tyre gëzimin e të jetuarit bukur, të perspektivës së qartë e të ndritur për arsye të gjendjes së mirë familjare, por bartin gjithashtu edhe shqetësimin e jetesës me veshtirësi apo dhe të mbijetesës. Të gjitha këto i reflektojnë në rrugën e tyre të edukimit, mënyrën e perthithjes së kulturës gjate rrugës së arsimimit, në mjedise familjare apo shoqërore.
Një nga faktorët kyç në rritjen e fëmijëve të shëndetshëm nga ana e kulturës është familja. Sa janë në gjendje prindërit që gjatë fazave të rritjes deri në momentin kur adoleshenti duhet të vendosë te ardhmen të udheheqin fëmijën drejt rrugës së duhur në jetë?
Fatkeqësisht një pjesë e mirë e tyre për arsyet e sipërpermendura nuk janë në gjendje të drejtojnë fëmijën e tyre. Si rezultat kemi fëmijë të pamotivuar nëpër shkolla, pa objektiva dhe ide për të ardhmen, dhe e fundit rezultate të dobta apo dhe probleme të vazhdueshme disiplinore.
Më të qartë e të qetë janë ata që zgjedhjen e kanë filluar qysh herët, që në përzgjedhjen e shkolles së mesme. Natyrisht me ndihmën e prindërve kanë caktuar objektiva për t’i përmbushur në shkollën e mesme dhe më larg akoma në universitet.
Faktori shkollë është shumë i rëndesishëm në vendimin e maturantëve. Shkolla sigurisht ka rolin e saj në qartësimin e ideve të maturantit, dhe këtë mbeshtetje fëmijët e kanë padiskutim. Patjetër dhe mësuesit kujdestare apo dhe mësuesit e tjerë të shkollës së mesme japin ndihmë në zgjidhjen e shumë pikpyetjeve të maturantëve.
Janë të pajisur nxënësit tanë me kulturën e së ardhmes?
E ardhmja, fjalë madhore vendimin për të cilën duhet ta marrim në një moshë relativisht të vogël.
A e kemi sot një kulturë të mjaftueshme për të pikëtuar të ardhmen?
“Jeta është një pyll, është një qytet i çuditshëm, është një labirint ku mund të humbasim nëse nuk dimë se si ta gjejmë rrugen tonë.”
“Kultura është mrekullia tipike e qenies njerëzore, e cila na lejon të kuptojmë se çfarë qëndron prapa gjërave.”
Në fund të ciklit të mesëm të studimeve maturanti duhet të jetë i vetedijshëm për rrugën e ndjekur, pa keqardhje qe i gjithe rrugëtimi arsimor i ndjekur ka qënë ose jo i frutshëm. Pra, caktimi i objektivave të qarta që në fillim të kësaj rruge , ndjekja me përpikmëri e tyre çon në frutet e maturës.
E ardhmja entuziazmon apo frikëson?
Për shumë të rinj provimet përfundimtare po afrojnë dhe për shumicën prej tyre një skenar i ri hapet për t'u përballur. Shumë pak prej tyre janë me ide shumë të qarta. Ata që kanë një rrugë të filluar tashmë nga aktivitetet e prindërve të tyre, lehtësohen në zgjedhje dhe vendosin të ndjekin hapat e tyre. Pra, një përqindje e reduktuar e adoleshentëve jane me ide të qarta për të ardhmen e tyre.
Frika më e madhe është ajo e të qënit të gabuar, a do të jenë vallë në gjendje të kuptojnë çka ata vërtet dëshirojnë të bëjnë? Maturantët ngurojnë të marrin një vendim, sepse ata besojnë se mund të ndikojë për pjesën tjetër të jetës së tyre. Zgjedhja e universitetit është një dilemë e madhe.
Një mendim që i shtyp ata është edhe ai i prindërve, ata ndiejnë dhe e perceptojnë peshën e anktheve dhe shqetësimeve të tyre, mendojnë për zhgënjimin e tyre, shpesh këshillohen ose ndajnë mendimet me ta dhe nuk duan gjithmonë të ndjekin shtegun e treguar, ata i kuptojnë arsyet e tyre, por zgjedhja duhet të jetë autonome. Shkuarja kundër pritjeve prindërore i ngarkon ata me një peshë më të madhe, peshon edhe më shumë dhe ushqen frikën e bërjes së gabimeve.
Prindi do të donte më te miren për fëmijën, ai do të preferonte të zgjidhte një diplomë që mund t'i ofronte më shumë perspektivë për punë, e cila do t'i lejonte të bente një jetë më të mirë dhe pa kokëçarje.
Përveç kësaj ka bombardime mediatike për krizën, nuk ka punë, largimi i trurit jashtë vendit, I thithur së fundmi që në Shqipëri, vende pune të rekomanduara në kushtet e mungesës së meritokracisë, e bejnë maturantin më të pashpresë e më të trembur përballë zgjedhjes së të ardhmes.
Shpesh dëgjojmë të thuhet: "Përse duhet të stërmundohem shumë vite në universitet dhe pastaj të mos gjej punë?", "Pse duhet të studioj nëse nuk ka punë?", "Çfarë mund të bëj me një diplomë nëse nuk ka hapësirë! ", etj si këto. Realiteti tregon se ka një ofertë të gjerë arsimore e cila sikur të ndërthuret me nevojat e ekonomise së tregut do t’i jepte më së miri përgjigje studentit, të sapodiplomuarit apo maturantit, krahut dhe mendjes së ardhshme të punës.
(Brunilda Hoxha, mësuese e Gjimnazit “ Faik Konica”, Korçë)
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Për herë të parë një Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, Manastirliu: Bashkë për të mbrojtur dhe forcuar trashëgiminë tonë gjuhësore
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...