Marrëdhënia prind-mësues, çelësi i suksesit të fëmijës
“Nëse mësuesi ka marrëdhënie të mirë me prindin e fëmijës dhe mendon se prindi përfshihet pozitivisht në edukimin e fëmijës, atëherë ai ka tendencë të japë më shumë vëmendje dhe të nxitë më shumë fëmijën”
Nxënësi është më i suksesshëm nëse mësuesi ka mendim të mirë për prindin!
Përfshirja e prindit është parë gjithmonë si thelbësore në suksesin akademik të nxënësit nga shumë ekspertë edukimi dhe studiues.
Studiuesit e Universitetit të Missouri kanë gjetur se vlerësimet e mësuesve në lidhje me përfshirjen e prindit në vitet e hershme akademike mund të parashikojnë me saktësi suksesin akademik dhe social të fëmijës më vonë.
“Nëse mësuesi ka marrëdhënie të mirë me prindin e fëmijës dhe mendon se prindi përfshihet pozitivisht në edukimin e fëmijës, atëherë ai ka tendencë të japë më shumë vëmendje dhe të nxitë më shumë fëmijën”, tha Herman, autor i studimit.
Në këtë studim morën pjesë më shumë se 100 mësues dhe 1800 nxënës dhe prindër. “Perceptimet negative shpesh sjellin sjellje negative. Nga ana tjetër, ne dimë nga studimet e mëparshme që mësuesit ankohen më shumë për prindërit e fëmijëve me vështirësi sociale dhe akademike”.
Studimet tregojnë se mësuesit kanë nevojë për mbështetje për të ndihmuar në përmirësimin e marrëdhënieve të tyre me këta prindër dhe për t’i përfshirë ata në edukimin e fëmijës së tyre.
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali