Lojërat që duhet t'i dijë çdo mësues i gjuhës së huaj
Një nga sfidat e mësuesit, është t'i mbajë nxënësit e angazhuar. Kjo mund të realizohet përmes përfshirjes së disa lojërave, të cilat sjellin argëtim. Mjaftojnë vetëm pak minuta për ta bërë këtë.
Një nga sfidat e mësuesit, për ata që sapo janë diplomuar, por edhe për mësuesit me eksperiencë, është t'i mbajë nxënësit e angazhuar. Një nga mënyrat sesi kjo mund të realizohet është përfshirja e disa lojërave, të cilat sjellin argëtim. Mjaftojnë vetëm pak minuta për ta bërë këtë.
Lojërat duhet të zënë një vend shumë të rëndësishëm në një orë mësimore, sidomos në orët e gjuhëve të huaja, ku fëmijëve u duhet të memorizojnë shumë fjalë. Për t'i mbajtur mend në mënyrën më të mirë të mundshmefjalët dhe për të zhvilluar aftësinë komunikative dhe përshkruese, mësuesit e gjuhëve të huaja, duhet të zhvillojnë edhe këto lojëra, përpos programit që kanë të përcaktuar.
1. I fundit që qëndron në këmbë.
Kjo është një lojë që i jep nxënësve kohë të mendohen dhe inkurajon mësimin në grup. Ndërsa dëgjojnë të gjithë shokët të flasin, ata do të zgjedhin disa fjalë. Të gjithë nxënësit të qëndrojnë në formë rrethi në qendër të klasës. Ajo që duhet të bëni është t'i vendosni emrin e një kategorie, psh ushqim, vend, hobi etj. Nxënësit duhet të thonë një fjalë që i takon asaj kategorie. Psh nëse zgjidhni kategorinë ushqim, njëri pas tjetrit, duke pasuar një top njëri tjetrit, ata duhet të thonë një emër ushqimi. Pra, fjala duhet të jetë e lidhur me temën. Nëse ata përsërisin një fjalë, që e ka thënë një tjetër nxënës, ose nuk kanë më fjalë, atëherë duhet të ulen dhe skualifikohen nga loja. I fundit që qëndron në këmbë është fitues.
2. Pantonima
Kjo është një lojë mjaft e njohur dhe popullore. Mësuesi e ndan klasën në dy pjesë. Shkruan një fjalë në tabelën e zezë. Përfaqësuesi i grupit të parë, e shikon fjalën e shkruar në tabelë dhe duhet të bëjë pantonimën dhe përfaqësuesit e grupit të dytë, duhet ta gjejnë këtë fjalë.
3- Vizatimi
Kjo është afërsisht si loja e pantonimës, por në vend të saj, nxënësi duhet ta vizitojë fjalën. Pra, kjo lojë luan me imzhin. Funksionon po njëlloj, e ndan klasën ne dy grupe. Njëri nga grupi e parë, e pikturon fjalën dhe grupi i dytë duhet ta gjejë. Grupi që grumbullon 10 pikë, del fitues.
4- Fjalët e përcaktuara nga tema
Ndani klasën në dy skuadra dhe jepini secilit ekip një shënues me ngjyrë. Vizato një rresht poshtë mesit të tabelës dhe shkruaj një temë në krye. Studentët duhet të shkruajnë sa më shumë fjalë në lidhje me temën e përcaktuar. Për çdo fjalë të saktë, ka një pikë. Nxënësit e kalojnë tek njëri tjetri shënuesin me ngjyrë. Në rast se fjala është e palexueshme, atëherë nuk vlerësohet me pikë. Skuadra që shkruan më shumë fjalë të sakta, fiton.
5- Loja me sinonimet
Po kërkoni për një lojë e cila do të ndihmojë nxënësit tuaj të praktikojnë sinonimet dhe përshkrimet? Provoni këtë lojë, e cila do t'i ndihmojë shumë nxënësit tuaj të avancojnë njohuritë e tyre. Ndani klasën në dy grupe, të cilët ulen përballë njëri tjetrit. Zgjidhni një nxënës, i cili ulet përpara skuadrës së tij dhe mban një copë letër me një fjalë në të. Grupi ka kohë tre minuta dhe duhet të thotë fjalë sinonime, apo të përshkruajnë fjalën, por asesi të përmendin fjalën e shkruar.
6- Loja e hamendësimit
Një lojë shumë e preferuar për mësuesit është loja me të cilën startojnë mësimin, për t'i futur nxënësit në atmosferën e të mësuarit. Kjo lojë është e mirë për nxënësit që sapo kanë filluar ta mësojnë gjuhën.
Se pari, mendoni për një fjalë dhe shkruani në tabelë numrin e germave. Duke pasur parasysh këtë të dhënë, kërkojini nxënësve të sugjerojnë një fjalë. Duhet ta vazhdoni lojën deri në momentin që nxënësit e gjejnë. Sigurisht mund ta lehtësoni dhe niveli i vështirësisë mund të jetë më i ulët, duke dhënë disa germa.
Psh, ju mund të imagjinoni fjalën TESTIM, e cila përmban 6 germa. _ E_T_M
Nxënsit duhet të gjejnë germat e tjera, për të dhënë fjalën e plotë. Niveli i vështirësisë varet nga ju.
7- Loja e memories
Është koha të testoni memorien e nxënësve tuaj, si dhe aftësinë e tyre me fjalorin. Mblidhni 20 objekte që i gjeni në klasë. Vendosini sipër një tavoline. Tregojani nxënësve për vetëm një minut dhe më pas mbulojini. Kërkojini nxënësve të shkruajnë sa më shumë fjalë. Kështu do të testoni memorien e tyre.
8- Fjalët vertikale
Ju shkruani një fjalë vertikalisht dhe duhet të kërkoni që nxënsi të shkruajë një fajël tjetër vertikalisht, e cila do të nisë me germën e fundit, të fjalës paraardhëse.
Psh:
Sh A E R
K T M O
O J Ë B
Ll E R O
A T
9- Loja e njohur e kategorive
Të gjithë jeni familjarë me këtë lojë. Kjo është një lojë e mirë për minutat e fundit të orës së mësimit. Kerkojini nxënësve të vizatojnë gjashtë kolona në fletoren e tyre, duke shkruar kategoritë ne krye të secilës kolonë. Dhe fëmijët duhet ta mbushin tabelën. E dhëna e vetme është germa e parë që ju ia jepni. Të gjitha fjalët duhet të fillojnë me atë germë.
Emër | Qytet | Shtet | Kafshë | Send |
---|
(Parajsa Shtini; Portali Shkollor)
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Fletë pune për 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit
Lojërat më të bukura të viteve ’90 që mund t’ua tregoni nxënësve apo fëmijëve tuaj