Letër

Letra e nxënëses shqiptare për presidentin e Sirisë

Viktoria e vogël,e cila me sa duket shijon fëmijërinë e paqtë me dashurinë e familjes, ka ndjerë dhimbje brenda botës së saj të bukur, dhimbje për atë ç`ka ndodh me moshatarët e saj në Siri. Sepse Viki di të vëzhgojë e të mendojë,por mbi të gjitha di të ndjejë. Letra e saj për presidentin e Sirisë flet shumë.

-Mami ku ndodhet Siria?

Mami merr globin dhe ia tregon Vikit Sirinë. 

E vogëla merr në duar globin si një top dhe e vërtit, e vërtit ..

Më pas ulet dhe nis e shkruan në fletën e bardhë detyrën në tekstin e Edukimit për Qytetarinë. 

Victoria është në klasën II dhe mësuesit kanë zgjedhur të punojnë me tekstin e Albasit. Zgjedhje e duhur për të na treguar se fëmijët kanë shumë për të na mësuar ne të rriturve. 

Në teksin e Qytetarisë, në faqen 23 u kërkohet nxënësve të punojnë në mënyrë të pavarur në shtëpi:


Puno me lapsa me ngjyra e me gërshërë.

Zana dhe miqtë e saj të përrallave shëtisin në të gjithë botën. Ajo na tregon se pjesa më e madhe  e vendeve të botës jeton në paqe, Por në botë ka edhe vende ku bëhet luftë. Shkruaju një letër drejtuesve të këytre vendeve. Tregoju atyre se cilat  të drejta të fëmijëve janë shkelur në këto vende. 


Dhe Viktoria e vogël, e cila me sa duket shijon fëmijërinë e paqtë me dashurinë e familjes, ka ndjerë dhimbje brenda botës së saj të bukur, dhimbje për atë ç`ka ndodh me moshatarët e saj në Siri. Sepse Viki di të vëzhgojë e të mendojë, por mbi të gjitha di të ndjejë. 

Unë që po hedh tani në lëtër këto rradhë jam Natasha, autoria e tekstit të Qytetarisë. Kur letra e Vikit erdhi në emailin tim, ajo që ndjeva nuk ishte vetëm kënaqësi, por mbi të gjitha përgjegjësi. Përgjegjësi  para fëmijëve si Viktoria që na mësojnë shumë dhe na bëjnë të mendohemi po kaq shumë.


Po e ndaj me ju letrën e Viktorias, ku veç të tjerash spikat një shqipe e mrekullueshme, që valëzon në nivele ligjërimore në përputhje me qëllimshmërinë e frazës. Një shqipe e paqtë me rregullat e shqipes, një shqipe që nuk e ndesh dhe aq shpesh për fat të keq. 

Sigurisht, letra e Vikit nuk do të bjerë kurrë në duart e presidentit të Sirisë, por shpresojmë që të bjerë së paku si motiv përgjegjësie në veshët e secilit prej nesh. 


Forca Viktoria, kudo që të jesh nesër, do ta bësh më të mirë vendin ku do të stacionohesh… (sa shumë dua që të jetë Shqipëria...)  

Shijojeni: 


Tiranë më 22.01,2021-01-21 

Zotëri, 

Unë që po ju shkruaj quhem Viktoria. Ndoshta, ti nuk do ta lexosh letrën time, por unë do ta shkruaj gjithsesi. 

Unë jam 8 vjeçe. Në shkollë kam plot shokë e shoqe. Vendi im është i vogël e i varfër, por i bukur e jeton në paqe. Mua më pëlqejnë shumë lojërat. Unë nuk kam qenë kurrë në vendin tënd, por kam dëgjuar shpesh në lajme. Aty bëhet luftë, nddërtesat janë të shkatërruara dhe fëmijët luajnë mes tyre. A janë të lumtur fëmijët e vëndit tënd? A shkojnë ata në shkollë? A kanë biçikletë, top, arusha a makina lodër? Po të duash, bashkë me shokët, mundtë dërgojmë disa nga lodrat tona. 

Do t`ua japësh ti fëmijëve dhe t`u thuash se i kanë dhuratë nga Shqipëria? 

Të lutem xhaxhi kujdesu për ta!

Viktoria Bashari. 

Publikim N.Allkja Biçaku 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,986 Lexime
3 vjet më parë