Kush është MËSUESI im?
Kjo është një poezi e ashtuquajtur akrostike dhe i kushtohet figurës së mësuesit, ndërsa ajo është shkruar nga mësuesja shqiptare në Kanada, Adriana Bejko.
Me këtë "poezi" akrostike përshëndes të gjithë kolegët...
M– mendimtar, mishërim i mirësisë, i matur në vendimmarrje dhe në veprime;
Ë– emancipues i shoqërisë duke qenë erudit dhe nxënës i përjetshëm;
S– serbes, simbol i bashkimit të kombit, sintezë e mirësisë së njeriut, pjesë e një skuadre intelektuale që nuk përbalton por ndërton dhe zbukuron të ardhmen;
U– uragan i zhvillimit, udhëheqës dhe udhërrëfyes, me urtësinë e tij sjell një ujëvarë dashurie dhe uniteti, uron mirësi për këdo;
E– emisar i përparimit që respekton me fanatizëm etnogjenezën e tij;
S– sojnik e sojnike, sokol e sokoleshë që spikat si sypatrembur e syshqiponjë, si simbol i mirësisë dhe përkushtimit ndaj suksesit të të tjerëve.
Nga Adriana Bejko
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
"28 Nëntori"
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Poezi atdhetare nga mësimdhënësi Selim Tahiri