Kur fëmija nuk ka vullnet për të çuar një detyrë deri në fund
Shpesh fëmijët bëhen tekanjozë dhe nuk duan t’i çojnë deri në fund detyrat. Mjafton shumë pak përkushtim dhe zgjuarsi nga prindi. Ja fjalët magjike që mund t’jua lehtësojnë punën.
I rrituri pranë tij, qoftë prindi apo edukatori, duhet ta nxitin duke u përfshirë edhe ai në aktivitetin që duhet të kryej fëmija. I rrituri me durim, i tregon sa eshte rritur. Po të ishte mërzitur dhe të kishte përtuar, nuk do të kishte mësuar të ecte, nuk do të kishte mësuar të fliste apo të përdorte dorën për të ushqyer veten apo të vizatonte e të shkruante.
Por nuk u mërzit dhe nuk përtoi dhe i realizoi. Po kështu duhet të vazhdojë të bëjë edhe tani, të dy bashkë do ja dalin që ti realizojë të mësojë e zbulojë gjërat përreth dhe aftësitë e tij brënda vetes. Gjithashtu duke mësuar do të mundë t'i arrijë e nxjerrë nga shpirti gjërat e bukura që ka aty, përndryshe nuk do të dijë si t'i nxjerrë dhe mbi të gjitha nuk do të gjejë fjalën e duhur dhe kështu as mendimin e vet. Fëmija që t'ja dalë të realizohet si person, ka nevojë për prezencën e të rriturit.
(Lira Gjika; Portali Shkollor)
Për herë të parë një Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, Manastirliu: Bashkë për të mbrojtur dhe forcuar trashëgiminë tonë gjuhësore
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
"7 Alfabetet e Gjuhës Shqipe" nga Ndrek Gjini