
Komuniteti virtual i librave nga të rinjtë, ide premtuese
Ideja e përdorimit të teknologjisë për të nxitur leximin e librave vjen si shenjë progresive në zhvillimin e adoleshentëve e të rinjve. Le të përdorim teknologjinë për të shpërndarë mesazhin: se librat janë trend i çdo kohe. Ky komunitet quhet BookTokers.
Të rinjtë si shembujt frymëzues
Përdorimi i platformave si Tik-Tok shërben pozitivisht për promovimin e librave për të rinjtë. Ideja e përdorimit të teknologjisë për të nxitur leximin e librave vjen si shenjë progresive në zhvillimin e adoleshentëve e të rinjve. E bukura e komunitetit të ndërtuar virtualish qëndron se librat rekomandohen nga të rinjtë për të rinjtë. Le të përdorim teknologjinë për të shpërndarë mesazhin: se librat janë trend i çdo kohe. Ky komunitet quhet BookTokers.
Young është 22 vjeç dhe thotë: “Mendova se TikTok ishte qesharak vitin e kaluar para izolimit. Vërtet mendoja se ishte vetëm për 14-vjeçar, por BookTok është një komunitet kaq i bukur. Ata janë njerëz që pëlqejnë të njëjtat libra si unë, dhe unë mund të flas për librat që më pëlqejnë. Duket paksa magjike.”
Ndërtimi i një kulture drejt librit
Çfarë nisi si argëtim gjatë karantinës, u pëlqye ndjeshëm nga të rinjtë, të cilët u motivuan të ndanin librat e preferuar, citimet, poezitë dhe fragmentet më interesante. Platforma e TikTok u mundëson përdoruesve filtra dhe ilustrime digjitale fantastike, duke i ndërtuar historitë e librave në një tjetër stad. Me pak fjalë, të rinjtë jo vetëm lexojnë, por edhe i pasqyrojnë ngjarjet përmes muzikës, figurave dhe ilustrimeve.
Për shumë të rinj, ku komunitet i lejon të shkëmbejnë njohuri në kohë reale, me persona që e duan dhe e vlerësojnë leximin. Librat e promovuar nuk i përkasin versionit elektronit e-book, përkundrazi, librat fizik promovohen si të duhurit për të krijuar një raport të ngushtë me historitë e treguara.
Faktorët pozitiv të komunitetit virtual të librave janë:
- Krijon marrëdhënie produktive komunikimi mes të rinjve.
- Shkëmbimi i eksperiencave, njohurive, shkrimeve, kritikave dhe argumenteve zhvilluese.
- Promovon rëndësinë e leximit në çdo fushë të jetës, duke i ndihmuar të rinjtë në shumë fusha të jetës.
- Krijon një frymë të re, duke aneksuar varësinë pas rrjeteve sociale dhe rikthyer edhe një here tek librat.
- Nxisin blerjen e librave, para lojërave elektronike.
Leximi mposht paragjykimet e gabuara
Në të shkuarën, personat e dedikuar pas leximit të librave thirreshin nga shoqëria me emërtime të gabuara paragjykuese, si: krimb librash, i pasionuar letrash, të fiksuar pas leximit, me kohën mes reve. Me krijimin e një kulture të re, çdo kush mund të jetë ithtar i përzemërt i librave pa u gjykuar, pasi komuniteti është aty për mbështetje. Kjo afërsi mes të rinjve tregon një frymë të re qytetarie, me prirje drejt ndërtimit të virtyteve të shëndetshme. Leximi mposht paragjykimet e gabuara, duke i hapur rrugë mendësive të reja. Leximi mposht varësinë e tepruar nga lojërat virtuale. Shumë të rinj ndajnë eksperiencat e leximit si terapi dhe argëtim, duke u shkëputur nga tepria e lojërave elektronike.
Sa nevojë ka Shqipëria për një kulturë aktive të librit?
Klubet e librit dhe aktivitetet e leximit janë të pranishme, duke ndërtuar mini-komunitetet të vogla. Megjithatë, platformat online i kapërcejnë kufizimet reale, në kohë dhe hapësirë. Në rrjete sociale kemi faqe me shprehje domethënëse nga librat apo autorët. Elementët që mungojnë janë kritikat e shëndetshme, mendimi ndryshe dhe idetë e reja mbi shkrimet. Çfarë mund të themi për rininë, kur historitë mbi komunizmin gëlojnë fort sot e kësaj dite?! Nevoja për tu dëgjuar dhe sjellë një kulturë më të hapur është jetike. Sot të rinjtë, preferojnë librat e guximshëm, poezitë e forta dhe shkrimet aktuale. Pika e referimit mbetet e tashmja.
Ndërtoni një komunitet aktiv librash
Rrjetet sociale si Tik-Tok, Facebook, Instragram janë platforma të përshtatshme për krijimin e një komuniteti librash. Disa këshilla që nuk duhet t’i neglizhoni janë:
- Shpërndani mendimet dhe kritikat tuaja mbi librat më të përzemërt.
- Eliminoni idetë negative se masa nuk do iu kuptojë. Në mesin tuaj do ketë gjithnjë një pakicë të interesuar bashkëmoshatarësh mbi bukurinë e leximit.
- Mendoni se mund të sillni ndryshim dhe të frymëzoni shumë të rinj të lexojnë histori argëtuese.
“Nëse nuk ju pëlqen të lexoni, atëherë nuk keni gjetur librin e duhur.” – J.K Rowling
Përgatiti: Xhoana Jaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...
Starton konkursi për kopertinën e përrallave të Andersenit: Fëmijët do të krijojnë magjinë e letërsisë