Sport

Kinë, sporti i golfit tashmë i detyrueshëm edhe në sistemin arsimor

Rreth 400 nxënës së Shkollës Eksperimentale të Gjuhëve të Huaja në Shanghai do të punojnë fort me të njëjtin ritëm çdo javë

Një shkollë e ciklit të ulët e ka bërë të detyrueshëm frekuentimin e kursit të golfit me shpresën për popullarizimin e këtij sporti, mjaft i diskutueshëm në një vend ku shpeshherë përshkruhet se praktikohet vetëm nga shtresa e pasur e shoqërisë, njoftoi një media shtetërore.

“Rreth 400 nxënës të Shkollës Eksperimentale të Gjuhëve të Huaja në Shanghai do të punojnë fort me të njëjtin ritëm çdo javë”, sipas së përditshmes “China Daily”.

Sporti i golfit nuk do të konsiderohet më si një sport elitar, i rezervuar vetëm për të pasurit. Ai mund të marrë një popullaritet në rritje dhe i pranueshëm për të gjithë”, deklaroi Xia Haiping, drejtori i shkollës.

Partia Komunistekineze (PCC-ja) në pushtet ruan një marrëdhënie të paqartë në lidhje me këtë sport.

2,565 Lexime
8 vjet më parë