KONKURSI

Jepi jet' ti shqipe!

Zineta Shkëmbi, nxënëse e klasës XII, në shkollën "Adem Haxhija", Postribë, ka dalë fituese e çmimit të tretë në konkursin "Letrari i ri". Ju sjellim poezinë fituese të këtij çmimi.

Jepi jet' ti shqipe!


Jepi jet’ ti shqipe

Shqipe dykrenare

Flak t’nxjerrin sy:t

Flak të nxjerrin kra:ht


Ty t’kena ta:n virtyt

O shqipe dykrenare

Me zânin plot kumbim

E kthetrat gjëmbore


Mos rri n’trishtim

Hapi kra:ht atje nër shkrepa

Fluturo sikur shigjeta

Jepu je:t atyne maleve


Se ju âsht tha jeta

Nxito shpejt e jepi je:t

Jepi je:t ksaj Shqipnis’ t’shkre:t

Jepja zānin si ka pa:s


Se shu:m e kan la:n mbas

Lulzoje Atdheun tim 

Se ka nevo:j për shu:m gëzim

Ka nevoj’ për hijeshi


Se shu:m ka:n me:t tu e fshi

Nuk po shihet hiç n’ hartë 

Edhe pse ka ngjyr t’ a:rt

Jepi je:t pra ti shqipe


Që ta shohim prap: nanën trime

Që ta shohim pra:p nanën Shqipni

E të lulzojn’ plot hijeshi

Plot hije e adhurim 


Ti me ke:n gjithmo:n n’lulzim

O ti shqipe dykrenare

Me ato flatra flakrimtare

Çoje zanin t’nigjoj bota

Se Shqipnija âsht nâ:n


E nân trimash si luftojn’ për kë:t taban

Çoje pra zânin moj shqîpe

Të t’nigjojn ty ato male

Ato fusha e ato kodra

Çoje zanin t’nigjoj’ Shkodra


T’nigjoj’ Durrsi e Tirana 

T’nigjoj’ Vlora me flamur si zana

Shqipe, mretnesh’ e maleve tona

Ti shpejt lulzona

Se prap Shqipni:n nâ:n e dona

E dona me e pa të bukur e trime

Siç asaj i ka ma bukur hije

Se âsht lule trimërije.



(Sqarim: Ndarja e fjalëve përmes dypikëshit është formë dialektore e zgjatjes së zanores)

 

(Zineta Shkëmbi; Portali Shkollor)

2,632 Lexime
4 vjet më parë