"Imazh i diturisë", poezi për mësuesit nga Gëzim Dalliu
Kjo poezi, shkon për të gjithë mësuesit që mes sakrificës dhe shpirtit human, arrijnë të përçojnë vlerat e dijes, vlerat më të mira qytetare në edukimin e brezave! Poezia është shkruar nga mësuesi Gëzim Dalliu.
IMAZH I DITURISË
Në ëndërr buzëqesh,
me dorë më ledhaton,
shpirtin tënd e ndesh,
kudo që jam më zgjon.
Je imazhi i diturisë,
flori je në përjetësi,
Gojëmbli i mençurisë,
buzagaz me urtësi.
Të kujtosh, është mirësi,
si një ujëvarë pa shterim.
Flisje ëmbël me maturi,
më dhe dije për udhëtim.
Fisnik je, e do mbetesh,
një tufë lule të dhuroj.
Asnjëherë nuk tretesh,
me mall larg të përqafoj.
Shkruar nga Gëzim Dalliu
Mësues i historisë, shkolla 9-vjeçare Shezë Peqin
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
"28 Nëntori"
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Poezi atdhetare nga mësimdhënësi Selim Tahiri