Grafiti i Franko Dines ruhet nga pronarët e dyqaneve

E vendosur ne një nga fasadat e rrugës me intensitet të lartë këmbësorësh siç është “Myslym Shyri”, ky imazh përbën një nga më të qarkulluarat në rrjetet sociale

E vendosur ne një nga fasadat e rrugës me intensitet të lartë këmbësorësh siç është “Myslym Shyri”, ky imazh përbën një nga më të qarkulluarat në rrjetet sociale. Kush është autori që e kanë krahasur me Banksy?

Ndryshe nga grafisti i famshëm britanik, identiteti i vërtetë i të cilit nuk dihet, Banksy shqiptar quhet Franko Dine. Ai është student në vitin e dytë master për grafit në Universitetin e Arteve të Bukura.

Ky përqafim vëllazëror djaloshar, krijuar enkas për 103-vjetorin e Pavarësisë, e ka vënë artistin përballë disa reagimeve të shqiptarëve të Kosovës, që do të donin të identifikoheshin me flamurin kuq e zi.

Arti i rrugës, ai që mirëfilli perçon mesazhe dhe zbukuron fasadat pa dëmtuar pronën publike dhe private janë me pikatore në Tiranë. Edhe kur ato realizohen me leje të pushtetit vendor, ka nga ata që i dëmtojnë. Deri më tani kjo vepër ka mundur të mbijetojë me dëmtime të vogla, ngaqë të zotët e këtyre dyqaneve e ruajnë atë, pasi interesi i njerëzve është i madh.

(Tv Klan)

1,634 Lexime
8 vjet më parë