Gjuetarja e vogël me shqiponjë!
Ashol-Pan është një vajzë e këndshme dhe e turpshme, por shumë e aftë për të stërvitur dhe manipuluar me shqiponjën, krahët e së cilës janë dy herë më të mëdha se gjatësia e saj.
Foto-reporteri Asher Svidensky realizoi një galeri të mahnitshme fotografike të një vajze gjuetare, me shqiponjën e saj të artë. Besohet se ajo është e vetmja femër gjuetare tradicionale në Mongoli.
Në Mongolinë perëndimore, ku me shekuj të tërë, janë meshkujt ata që stërviten për këtë lloj të gjuetisë, vajza, tash 14-vjeçare, e quajtur Ashol-Pan, u bë e njohur me aftësitë e saj për të zbutur dhe trajnuar shqiponjën.
Svidensky kishte sqaroi se, Ashol-Pan është një vajzë e këndshme dhe e turpshme, por shumë e aftë për të stërvitur dhe manipuluar me shqiponjën, krahët e së cilës janë dy herë më të mëdha se gjatësia e saj.
Në fund të vitit 2014 ndërkaq, Ashol-Pan kishte mposhtur në garën e gjuetisë 40 djem mongolez, në një vend plot me bjeshkë të pafundme dhe shkretëtira, në temperatura ekstremisht të ftohta.
Pas fotografive të publikuara, nami i kësaj vajze mori dhenë në botë, dhe, që atëherë, për të kanë raportuar shumë media botërore.
Në fillim të vitit 2016 në New York, u shfaq premiera botërore e filmit dokumentar “Eagle Huntress”, kushtuar Ashol-Panit, familjes së saj, dhe shqiponjës Akh-Khanat (Krahët e bardhë).
Kjo ishte hera e parë që Ashol-Pan, bashkë me familjen e saj u larguan nga vendlindja dhe vizituan vendin e ëndrrave të saj SHBA-të, që ka mundur t’i shihte vetëm në telefonin e saj të mençur, të cilin e përdor fare rrallë.
Nëna e saj, Almagul, ka deklaruar se është shumë krenare me vajzën e saj dhe tre fëmijët tjerë, por është e brengosur për famën e madhe që ka fituar ajo, sepse sipas traditës mongoleze fama sjellë fatin e keq në jetë.
Bjeshkët Altai janë i vetmi vend në botë ku njerëzit përdorin metodat tradicionale nomade të gjuetisë. Momentalisht vlerësohet se janë rreth 400 zbutës të shqiponjave në Mongoli.
Shqiponjat merren të vogla nga foletë e tyre dhe pas disa vjetësh të shërbimit besnik ndaj pronarëve, ato shpërblehen me një qengj të prerë në majë mali, si dhuratë, para se ato t’i kthehen natyrës dhe të krijojnë familje shqiponjash të vogla për gjeneratat e ardhshme.
Mendohet se shqiponjat e arta jetojnë deri në 32 vjet. Fotot u realizuan nga Asher Svidensky & Augusta Thomson.
(Portali Shkollor)
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Detyrë klase: Dhoma ime