Gëzuar pavarësinë, Kosovë!- urimi që vjen nga fëmijët përtej kufijve shqiptarë
Ardhmëria në bashkëpunim me shoqatën Arbëria, shoqatën Peja dhe të tjera, festoi ditën e Pavarësisë së Kosovës në ambientet e shkollës shqipe St'Augustin, Kilburn, Londër.
Ardhmëria në bashkëpunim me shoqatën Arbëria, shoqatën Peja dhe të tjera, festoi ditën e Pavarësisë së Kosovës në ambientet e shkollës shqipe St'Augustin, Kilburn, Londër.
Ishte një pasdite, e mbushur me entuziazëm dhe pjesëmarrje të madhe ku spikatën ngjyrat më të bukura të kostumeve tradicionale dhe larmia e Shqipes së folur, nëpërmjet vjershave të fëmijëve të të gjitha niveleve.
Kënga e rapsodëve dhe zëri i rinisë së talentuar u shpalosën si flamuri i lirë i Kosovës. Pas fjalës së hapjes nga Zoti Lutfi Vata, falenderimit të grupit organizues dhe fjalës së rastit nga ambasadori i nderuar i Republikës së Shqipërisë, Zoti Qirjako Qirko, skena hapi siparin e çasteve të paharruara.
Gëzuar Kosovë! Kjo ishte thirrja që shoqëroi të gjithë aktivitetin. Prezantoi me profesionalizëm Zoti Fatmir Terziu.
Një falenderim i veçantë ju shkon nxënësve për performancën, mësueseve Aida Haziri, Klodiana Gjona, Kela Dede, Artiola Vladi, Rozana Hykaj, Matilda Halili, Shukrije Mustafaj, Anila Kadija për punën e palodhur dhe plot pasion, si dhe prindërve për ndihmesën.
(Portali Shkollor)
113 vite më parë u çel e para shkollë e mesme shqipe, "Normalja e Elbasanit"
Jemi krenarë për ty mëmëzonja Shqipëri!
Çfarë rëndësie ka roli i mësuesit në Shqipëri?