Urimi i veçantë

“Gëzuar festën miturakë” - Urim nga shkrimtarja e librit për fëmijë “Bëmat e Estes dhe Kokosë”

Ky është urimi i veçantë që vjen për këtë 1 Qershor nga shkrimtarja e librit tuaj të dashur “Bëmat e Estes dhe Kokosë”, Natasha Shuteriqi Poroçani...

Duhet të ketë 1 qershor 1977 kur unë i dhurova vetes një biçikletë prej letre, vizatuar me laps në ngjyrë të qiellit. Që atë qershor, s’kam reshtur së shëtituri me biçikletën time blu. Në fillim shëtita gjithë Shqipërinë. M’u deshën vetëm tri ditë. Më pas ia nisa udhëve të botës. I harxhova nja dy a tre vite derisa bëra 10 vjeç. E me të mbushur 10 u nisa me biçikletën time nëpër planete të tjera. Sa bukur që ishte…

Por ndryshe nga imja, biçikleta juaj ka pedale të vërteta  dhe zile që tingëllon pas çdo kthese. Nisuni! Krah mamit e babit… vetëm se… mos harroni, merreni ndonjëherë edhe biçikletën time. Do ju çojë në vende të mrekullueshme.

Dhe tani një urim për të vegjëlit e mi: Gëzuar festën tuaj Koko, Este dhe Ale. Faleminderit që më dhatë miq në të gjithë Shqipërinë.



Nga Natasha Shuteriqi Poroçani 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,229 Lexime
2 vjet më parë