“Gënjeshtra të bardha” në duart e nxënësve të “Kongresit të Lushnjës”
Sot në mjediset e shkollës “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, mes nxënësve të klasave të dyta, u përurua libri me tregime për fëmijë për këtë grupmoshë, “Gënjeshtra të bardha”.
Sot në mjediset e shkollës “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, mes nxënësve të klasave të dyta, u përurua libri me tregime për fëmijë për këtë grupmoshë, “Gënjeshtra të bardha”. Në këtë takim me nxënësit e këtyre klasave u theksua fakti, se dashuria për librat i bën më të lehta dhe më të këndshme mësimet dhe se leximi ndikon që ata të kenë një zhvillim të shëndetshëm mendor.
Leximi i librave nxit imagjinatën dhe e bën mendjen të jetë më kreative dhe aktive. Ashtu si trupi që ka nevojë të marrë vitaminat dhe proteinat e nevojshme duke ngrënë shëndetshëm, edhe truri ka nevojë për këto vitamina dhe proteina, që i gjen te leximi i librave. Leximi nxit fantazinë dhe zhvillon imagjinatën, por gjithashtu përmirësojnë aftësitë e të menduarit. Edhe mesazhi i këtij libri është nxitja e fantazisë te fëmijët.
“Gënjeshtra të bardha” u prit me shumë interes te fëmijët, të cilët ngrinin duart për të bërë pyetje rreth tij. Ngjalli shumë kureshtje edhe për vetë faktin se disa personazhe të këtij libri me tregime gazmore ishin vetë ata me “bëmat” e tyre fëmijërore.
Iu mëshua faktit që gënjeshtrat nuk janë të bukura dhe nuk duhet t’i themi kurrë. Por disa prej tyre, ato të bardhat dhe jodashakeqet, në këtë libër ndezën një fantazi dhe imagjinatë të bukur... Ajo që është më e rëndësishme dhe theksohet fort në këtë libër është zhvillimi i imagjinatës dhe i fantazisë së fëmijëve, që mendja e tyre të vihet në punë, të punojnë dhe japin gjëra të bukura. Duke vënë imagjinatën dhe mendjen në punë ne mund të ndërtojmë një botë më të bukur!
(Portali Shkollor)
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
“Bedri Dedja, gjithmonë për brezat e së ardhmes” – Aktiviteti në nderim të autorit dhe krijimtarisë së tij për fëmijë
Xhamia e Et’hem Beut