"7 Marsi"

"Fjalë zemre"

Mësuesi, edhe pse herë-herë i prerë, ka ndier t’i regëtijë zemra për sukseset tona, përgëzimet tona… Ai ishte edhe mësues, edhe artist, edhe prind, edhe shok, edhe mik për ne.

Është e lehtë të gjesh një penë për të shkruar të ardhmen, por është shumë e vështirë të gjesh një gomë për të fshirë të shkuarën. Jeta e çdo njeriu është e mbushur me plot ndodhira, të gëzuara ose jo, megjithatë jo të gjitha gdhenden në kujtesë: disa treten rrugës, disa zëvendësohen me të reja, disa… 


Por portreti i një njeriu të dashur, madje shumë të dashur, që, ashtu si prindërit tanë, na ka parë tek rritemi, e është gëzuar si ata, nuk do të venitet kurrë nga kujtesa jonë. 


Mësuesi, edhe pse herë-herë i prerë, ka ndier t’i regëtijë zemra për sukseset tona, përgëzimet tona…


Ai ishte edhe mësues, edhe artist, edhe prind, edhe shok, edhe mik për ne.


Më shumë se kurrë këtë e ndiejmë tani që jemi vetë mësues, sepse po përjetojmë ato që keni përjetuar ju, i dashur e i nderuar mësues, i paharruari ynë, drita që na ndriconi rrugën nga duhet të ecim. 


Ndaj unë, përulem me mirënjohje para jush, mësues kryethinjur, duke ju uruar 7 Marsin edhe për shumë vjet të tjerë.


eTwinners ju uroj nga zemra: Gëzuar festën e 7 Marsit! Suksese në misionin tonë fisnik! 


Me shumë dashuri,

Rovena Hoxha


(Portali Shkollor)

3,529 Lexime
6 vjet më parë