INTERVISTË

Erinis Mataj, gjimnazisti talent i futbollit shiptar

Intervistë me futbollistin shqiptar Erinis Mataj, nxënës në shkollën “Adem Haxhija” Postribë. Futbollisti 18-vjeçar luan me ekipin e “Vllaznisë”. Gjatë një interviste ekskluzive për “Albania Team” tregon pasionin e tij për futbollin dhe ku e sheh veten pas sa viteve në karrierën e tij.

DETYRË PORTOFOLI-INTERVISTA

LËNDA: GJUHË SHQIPE

KLASA XII-TË

SHKOLLA “ADEM HAXHIJA” POSTRIBË


Intervistë me Erinis Mataj

PËRGATITI: ELMA JUKAJ



Cili është kujtimi yt i parë nga futbolli?


Mataj: Kujtimet e para i kam nga fëmijëria, ndoshta kur isha tre ose katër vjeç duke luajtur në lagjen time. Që i vogël e mbaj mend veten me top nëpër këmbë.



Kush janë idhujt tuaj?


Mataj: Idhujt e mi janë Marcelo dhe Ramos ata janë dy lojtarët që i kam ndjekur dhe admiruar që nga fëmijëria.



A keni menduar ndonjëherë të hiqni dorë nga futbolli?


Mataj: Jo, kurrë. Gjithmonë kam menduar që të vazhdoj trajnimin dhe të punoj në mënyrë që të arrij ëndrrën time.



Përveç futbollit a merreni me ndonjë sport tjetër fizik? A kaloni kohë në palestër?


Mataj: Punoj me pikat e mia të dobëta dhe përpiqem të parandaloj dëmtimet dhe për të qenë gjithmonë në formë. Kujdesem për veten, por nuk kaloj shumë kohë në palestër.



Ju ngjani sikur jeni futur thellë për të gjetur mënyra të tjera për të zhvilluar lojën, jo vetëm në zonën e rreptësisë. A është ky një ndryshim i ndërgjegjshëm?


Mataj: Varet nga loja. Futem thellë në mënyrë që të bie në kontakt me topin dhe përpiqem që të zhvilloj lëvizjet të cilat varen nga loja. Nuk jam vetëm një mesfushor por bëj çfarëdo që i nevojitet ekipit.



Kemi dëgjuar te thuhet, se kur e humb lojën bëhesh aq keq sa nuk flitet me ty, kaq keq e përjetoni humbjen?


Mataj: Njëjtë ndodh me të gjithë, në dhomat e veshjes kur humb lëndohesh, por e mira është që në duam të dalim fitues gjithnjë, madje edhe nëpër trajnime kjo do të thotë se dëshira për sukses është e madhe.



Cili është Mataj jashtë fushës së futbollit?


Mataj: Është një pyetje shumë e gjerë dhe përgjigjet janë të të gjitha fushave. Përgjithësisht, gjithçka që e bëjmë jashtë fushës, është e lidhur me atë në fushë, për të pasur një rendiment të madh. Bëj një jetë shumë të organizuar, pasi dëshiroj ta shijoj atë pjesë kohe pa futbollin. Në jetën e përditshme, koha e pushimit është e rëndësishme. Jam mësuar të planifikoj gjithçka.



A ka ndryshuar loja juaj keni qenë më individualisht përpara?


Mataj: Kurrë nuk e kam konsideruar veten lakmitar, ose dredharak në top, edhe pse shumë njerëz kanë menduar se isha i tillë. Unë jam rritur si një lojtar dhe kam mësuar shumë nga njerëzit që më kanë ndihmuar.



Si jetoni nën presionin e pozicionit që keni. Jeni vetëkritik?


Mataj: Po jam shumë vetëkritik. Mendoj se askush nuk është aq vetëkritik sa jam unë. E di kur e bëj mirë dhe kur e bëj keq. Nuk kam nevojë të ma thotë askush, sepse e di vetë. Më mjafton të shof atë që kam bërë në fushë dhe e di nuk ka nevojë të ma thotë dikush tjetër.

Kur e merrni topin, i mendoni opsionet tuaja, apo bëni lojë spontante?


Mataj: Gjithmonë përpiqem të bëjë atë që mendoj se është më e mira për të kryesuar drejt kundërshtarëve dhe atëherë loja vjen natyrshëm.



Çfarë ju jep shpresë në futbollin shqiptar?


Mataj: Janë dy gjëra: E para, që njerëzit tanë e dashurojnë futbollin. Të gjithë e shohin dhe jetojnë pas tij. Dhe, pas një kohe tranzicioni, ku secili e kishte një skuadër zemre, janë duke e identifikuar me një ekip dhe i rrinë prapa tij. Kjo gjë është shumë e mirë. Futbolli ose sporti është një mënyrë që gjithsecili mund të kalojë disi vështirësitë e tij dhe të ndiejë pak kënaqësi. 



Çfarë ju trishton nga futbolli ynë?


Mataj: Nuk besoj se ka diçka që më trishton. Ka shumë gjëra që shoh se mund të përmirsohen. Them që jemi duke ecur më një lloj shpejtësie e cila po na kufizon gjithmonë.

A e keni menduar se ndonjë ditë mund të bëheni trajner?


Mataj: Patjetër që e kam menduar, por nuk e kam planifikuar. Nuk është në planet e mia për momentin.



Çfarë këshille do ju jepje moshatarëve shqiptarë?


Mataj: Nësë do të bëhesh lojtar, duhet shijosh dhe ndjesh emocione të jashtëzakonshme, që mund t’i marrësh vetëm kur luan.

Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,375 Lexime
3 vjet më parë