Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, këtë vit theksi tek shumëgjuhësia dhe domosdoshmëria për ta transformuar arsimin në këtë drejtim
24 vjet më parë, më 21 shkurt të vitit 1999, UNESCO-ja shpalli Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Ndërsa Asambleja e Kombeve të Bashkuara e adoptoi këtë rezolutë më 2002.Këtë vit theksi është vën tek shumëgjuhësia dhe domosdoshmëria për ta transformuar arsimin në këtë drejtim.
24 vjet më parë, më 21 shkurt të vitit 1999, UNESCO-ja shpalli Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Ndërsa Asambleja e Kombeve të Bashkuara e adoptoi këtë rezolutë më 2002.
Që prej asaj date, çdo vit vihet theksi tek vlera universale që mbart shumëllojshmëria gjuhësore e kombeve. Gjuha, si njësi e pandashme kulturore e vendeve, shërben jo vetëm si një mjet komunikimi, por edhe si simbol përbashkësie.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thekson se, shqipja jonë “sa e bukur, sa e vlerë” ka qenë një rojtare e përhershme e identitetit tonë kombëtar, duke kristalizuar përpjekjet për shtetformim.
DPA sjell dokumentin, me anë të të cilit, atdhetari Jani Vreto i kërkonte Shoqërisë Kulturore Shqiptare “Dituria” në Bukuresht, marrjen e librave në shqip, të nevojshëm sipas tij për ruajtjen e gjuhës.
Ndërkohë këtë vit, UNESCO e vë theksin tek shumëgjuhësia dhe domosdoshmëria për ta transformuar arsimin në këtë drejtim.
Gjithashtu UNESCO kujton se 40% e popullatës në rang global nuk kanë akses as tek mësimi i të paktën një gjuhe, asaj që flasin apo kuptojnë.
Sipas të dhënave të OKB, çdo dy javë një gjuhë zhduket, duke marrë pas një kulturë të tërë dhe një pasuri intelektuale. Nga 6000 gjuhët që fliten sot në botë, 43% e tyre janë në kërcënimin e zhdukjes.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Për herë të parë një Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, Manastirliu: Bashkë për të mbrojtur dhe forcuar trashëgiminë tonë gjuhësore
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...