Disa nga arsyet pse artet janë të rëndësishme në zhvillimin e fëmijëve
Ekzistojnë disa arsye të rëndësishme që fëmijët tuaj të merren me art, pasi vetë arti i zhvillon dhe i bënë të vegjlit tuaj më të aftë në shumë drejtime.
Disa nga arsyet pse artet janë të rëndësishme në zhvillimin e fëmijëve janë:
Arti promovon kreativitetin. Nëse fëmijës i kërkohet të interpretojë një pjesës sipas mënyrës së tij, të shprehë botën nëpërmjet penelit nxit praktikimin e përdorimit të trurit në mënyrë kreative dhe kjo aftësi do e shoqërojë tërë jetën.
Arti stimulon vetbesimin. Lejimi i fëmijës të explorojë me idetë e tij, të shprehë ndjenjat siç i ndjen pa e kritikuar, të varësh në mur një pikturë të tij e ndihmon atë të ndërtojë besim tek aftësitë që posedon dhe të mos ketë ndrojë ti shfaqë dhe në të ardhmen.
Arti aftëson fëmijët në zgjidhjen e problemeve. Arti në vetvete krijon mundësi interpretimi, vendimesh, zgjedhjesh. Fëmitë ndihen më rehat kur ajo çfarë zgjedhin është fleksibël dhe ka disa opsione.
Ndihmon në kuptimin e vetes dhe botës së tyre. Fëmijët janë thithës të çdo gjëje që i rrethon. Ata mësojnë nga eksperiencat, nga çfarë shohin e dëgjojnë. Lëvizjet, figurat, ngjyrat dhe imagjinata e fëmijëve i ndihmon të shprehin vetveten në mënyra shumëdimensionale të cilat mund të jenë më të rehatshme për to sesa fjalët.
Ndihmon fëmijët të kenë ndërveprim dhe bashkëpunim me njëri tjetrin. Disa lloje artesh kanë në thelb bashkëpunimin, psh: teatri, apo vallja, apo dhe punimet artistike në grup. Kjo i ndihmon fëmijët të jenë më shoqërues dhe të mësojnë nga njëri-tjetri.
I ndihmon të jenë të përqendruar dhe të dedikuar ndaj diçkaje. Shumë studime tregojnë se kjo aftësi e fokusimit i ndihmon të jenë të përqëndruar dhe në sfera të tjera të jetës.
I ndihmon të ndërtojnë aftësinë e shkrimit. Fëmijët fillojnë të shkruajnë si fillim nëpërmjet zhgarravinave, por me kalimin e kohës ata janë të gjendje të kontrollojnë më mirë lapsin, ngjyrat, lëvizjen e dorës, deri në mësimin e shkrim këndimit.
(Portali Shkollor)
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali