Disa këshilla për mësimdhënien e gjuhës shqipe në Greqi

Rubrika “Mësimdhënia e Gjuhës Shqipe në Diasporë” sjell përvojën e mësueses Aurela Konduri në Greqi. Shkrimi trajton sfidat e nxënësve shqiptarë me alfabetin, shqiptimin dhe gramatikën e shqipes, duke ofruar këshilla praktike për mësuesit që ndihmojnë fëmijët të ruajnë dhe përmirësojnë gjuhën amtare.

Rubrika “Mësimdhënia e Gjuhës Shqipe në Diasporë” këtë herë sjell përvojën dhe disa këshilla praktike të përgatitura nga mësuesja Aurela Konduri,  për mësimdhënien e gjuhës shqipe në Greqi. Shkrimi trajton sfidat e mësimit të shqipes në Greqi duke përfshirë përballjen me ndryshimet në alfabet, shqiptimin e tingujve të veçantë dhe vështirësitë gramatikore, ndërsa ofron disa sugjerime të dobishme për t’i kapërcyer ato.


Shqipja në Greqi


Për mësuesit që japin mësim të gjuhës shqipe në Greqi, është e rëndësishme të trajtojnë sfidat specifike që lidhen me dallimet midis gjuhës shqipe dhe greqishtes, si dhe ndikimin kulturor që nxënësit përjetojnë në një mjedis ku mbizotëron gjuha greke.


1.Alfabeti dhe shqiptimi

  • Alfabetet dhe Tingujt e Ndryshëm: Shqipja ka 36 shkronja, përfshirë disa tinguj unikë si ç, dh, gj, ll, nj, dhe th, të cilët nuk gjenden në alfabetin grek. greqishtja, nga ana tjetër, përdor alfabetin e saj me shkronja që nuk i përkasin alfabetit latin. Kjo mund të shkaktojë ngatërrime në shqiptimin e saktë të tingujve shqip te nxënësit që janë mësuar me tingujt grekë. Unë gjatë procesit mësimor përfshij ushtrime të posaçme për të praktikuar shqiptimin dhe leximin e shkronjave të veçanta të shqipes.
  • Diftongët dhe tingujt e veçantë
  • Shqiptimi i disa tingujve të shqipes, si sh, x dhe xh, mund të jetë sfidues për nxënësit që kanë si gjuhë të parë greqishten. Për shembull, thika mund të tingëllojë gabimisht si “tika” ose shqip si “çip“. Zakonisht une zhvilloj ushtrime që ndihmojnë fëmijët të kuptojnë dhe praktikojnë këto tinguj specifikë.


2. Ndryshimet gramatikore

  • Gjinia dhe ndërtimi i fjalive: Në shqip, gjinia gramatikore dhe përdorimi i nyjeve janë të ndryshme nga greqishtja. Për shembull, në shqip “dora” është në gjininë femërore, ndërsa në greqisht e njëjta fjalë do të ishte në gjininë mashkullore. Mësuesit duhet të ndihmojnë nxënësit të kuptojnë ndryshimet në lakimin e emrave dhe të fokusohen në përvetësimin e formave të ndryshme të fjalëve në shqip.
  • Ngatërrimet me përemrat dhe kallëzuesit: Në greqisht, rregullat për përdorimin e kallëzuesve dhe përemrave janë të ndryshme nga ato të shqipes. Për shembull, është dhe jam mund të përdoren në mënyrë të ndryshme dhe të shkaktojnë konfuzion te fëmijët. Ushtrime specifike dhe shembuj praktikë janë të nevojshëm për të përvetësuar saktësinë në përdorimin e këtyre formave në shqip.


3. Ndikimi i greqishtes në të folurit dhe shkrimin e gjuhës shqipe

  • Ngatërrimi i Alfabetit dhe Shqiptimit: Fëmijët që ndjekin shkollën në greqisht shpesh ngatërrojnë tingujt e shqipes për shkak të ndikimit të gjuhës greke. Tingujt f dhe th mund të mos përdoren në mënyrë të saktë, dhe fëmijët mund të përdorin forma të ndryshme, si fuli për “thuli” ose patë për “për të”.
  • Ushtrime për Shqiptimin e Saktë: Unë kam zgjedhur të përqendrohen në ndërtimin e ushtrimeve praktike që përmirësojnë shqiptimin dhe ndihmojnë nxënësit të dallojnë tingujt unikë të shqipes. Këtu përfshij praktika për dallimin e tingujve të shqipes nga ato të greqishtes dhe për shmangien e gabimeve të zakonshme në shkrimin e fjalëve.




Marrë nga Diaspora Shqiptare 


© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

77 Lexime
13 orë më parë