Dimri në krijimtarinë e fëmijëve
Në shkollën Mark Dashi, u zhvillua veprimtaria e bibliotekës së shkollës me temë ”Dimri në krijimtarinë e fëmijëve”. Në këtë veprimtari morën pjesë shumë nxënës, të cilët paraqitën krijimet e tyre, përmes vizatimeve, krijimeve në prozë dhe në poezi.
Në shkollën Mark Dashi, Fier, u zhvillua veprimtaria e bibliotekës së shkollës me temë ”Dimri në krijimtarinë e fëmijëve”. Në këtë veprimtari morën pjesë shumë nxënës, të cilët paraqitën krijimet e tyre, përmes vizatimeve, krijimeve në prozë dhe në poezi.
Nxënës te dyja cikleve sollën krijime mjaft interesante, që prezantojnë këtë stinë dhe të gjiha emocionet që ajo përçon. Nga secila kategori, u përzgjodh edhe një fitues. Fitues për viztatimin më të mirë u shpall nxënësi Mateo Dhima, fituese për prozën më të mirë nxënësja Aurelia Avduli e për poezinë më të mirë, nxënësja Nevisa Osmënaj.
Veprimtaria u mbajt në bibliotekën e shkollës, dhe mësuesja që u kujdes ishte Amarda Muskaj. Të tilla vprimtari afrojnë mëshumë nxënësit me njëri tjetrin dhe zbulojnë talente të tyre. Duke i nxjerrë nga rutina e përditshme e mësimdhënies, u shtohet entuziazmi për shkollën dhe dëshira për të ndarë me mësuesit dhe bashkëmoshatarët krijimet e tyre.
(Portali Shkollor)
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Detyrë klase: Dhoma ime
Poezi nga mësuesja Vera Ujka