Aktivitet

“Dhuro një libër për fëmijë”, qytetarët i bashkohen nismës

Iniciativës “Dhuro një Libër për Fëmijë” iu bashkuan shumë qytetarë të Shkodrës. Pjesa më e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte leximii librave përpara fëmijëve

EKO Mendje në Ditën Botërore të Librit, organizoi një aktivitet për të krijuar bibliotekën e Shtëpisësë Fëmijëve Parashkollorë në Shkodër.

Iniciativës “Dhuro një Libër për Fëmijë” iu bashkuan shumë qytetarë të Shkodrës. Pjesa më e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte leximi i librave përpara fëmijëve. Pjesëmarrësit lexuan fragmente të shkëputura nga librat dhe dhanë mesazhin se sa i rëndësishëm është libri për ne.

Po kështu u prezantua edhe “Shpiza e Librit për Fëmijë” ku një herë në javë anëtarët e EKO Mendje-s, familjarë apo persona të ndryshëm do të vizitojnë shtëpinë e fëmijëve dhe do t’iu lexojnë libra. Kjo nismë u mor më qëllim që tek fëmijët të krijohet kultura e të lexuarit, por edhe fëmijët të kuptojnë që nuk janë vetëm, pranë vetes ka shumë njerëz që i duan.

EKO Mendje synon që kjo shtëpi të kthehet në një qendër të vogël kulture ku do të zhvillohen shumë aktivitete.

2,423 Lexime
8 vjet më parë