“Detyrat e shtëpisë po më shkatërrojnë fëmijërinë”
Nxënësi i shkollës fillore ‘The Adelaide’ i shkroi kryeministrit Malcolm Turnbull, për ta pyetur nëse mund të ndalonte detyrat e shtëpisë sepse po i shkatërronin fëmijërinë.
Një nxënës i shkollës fillore i ka shkruar një letër kryeministrit të Australisë Malcolm Turnball. 8-vjeçari shkruan se detyrat e shtëpisë “po i shkatërrojnë fëmijërinë”. Christian, nxënësi shkollës fillore ‘The Adelaide’ i kërkon kryeministrit të ndalojë detyrat e shtëpisë.
Kjo në fakt është një përpjekje e guximshme e këtij nxënësi, e cila do të gëzonte të gjithë bashkëmoshatarët e tij.
Nxënësi i shkollës fillore ‘The Adelaide’ i shkroi kryeministrit Malcolm Turnbull, për ta pyetur nëse mund të ndalonte detyrat e shtëpisë sepse po i shkatërronin fëmijërinë.
Christian tha se detyrat e shtëpisë po e bëjnë atë të ndjehet shumë i stresuar dhe pasi kalon gjashtë orë në shkollë, e vetmja gjë që dëshiron të bëjë është të kthehet në shtëpi dhe të pushojë.
Christian ka mbështetjen e plotë të nënës së tij, e cila e ndihmon çdo ditë për t’i përfunduar me sukses ato.
Kërkesa e Christian për kryeministrin vjen një ditë pas nismës së mësuesve të një shkolle në Texas për të ndaluar detyrat e shtëpisë. Mësuesit u thanë prindërve që të kalojnë mbrëmjet e tyre duke ngrënë darkë si një familje.
Kjo është një temë shumë e diskutuar dhe vetë mësuesit ndahen në dy grupe, ata që mendojnë se detyrat janë të rëndësishme për formimin e nxënësve dhe ata që mendojnë se nxënësit duhet të mësojnë në shkollë dhe pasditet e tyre të jenë të lira për t’u argëtuar. Duket që ky diskutim do vijojë.
(Portali Shkollor)
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Poezi nga mësuesja Vera Ujka