Pikturë

Dashuria për atdheun e shprehur përmes vizatimit

Esma Bushaj dhe Nejla Bushaj nga shkolla “Adem Haxhija” kanë vendosur të ndajnë me ne vizatimin e tyre kushtuar Ditës së Flamurit.

Flamuri është simboli kryesor i çdo vendi. Flamuri ynë kombëtar simbolizon kombin e atdheun, dhe radhitet nga më të vjetrit që vazhdon të praktikohet. Dy elementët kryesorë të flamurit tonë që nuk kanë ndryshuar gjatë shekujve, janë  fusha e kuqe dhe shqiponja e zezë dykrenare. 


Fusha e kuqe simbolizon luftërat për liri që nga koha e ilirëve, paraardhësve tanë. Stema e shqiponjës dykrenare është shprehje e trojeve ku kanë jetuar të parët tanë, ilirët, brez pas brezi dhe jetojnë shqiptarët. Flamuri ynë kuqezi tani më tepër se kurrë ka nevojë për dashuri nga të gjithë ne, që të përshëndesë qiellin çdo mëngjes dhe jo vetëm në sipërfaqe me rroba e me emblema, por me dashuri të thellë që të jetë e sinqertë e të zërë vend. 


Këtë dashuri askush nuk e dhuron më bukur se fëmijët. Një dashuri të tillë e shprehin përmes vizatimit Esma Bushaj dhe Nejla Bushaj.

 


Punuan: Esma Bushaj dhe Nejla Bushaj, Klasa: VI, Shkolla “Adem Haxhija”, Postribë


©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,332 Lexime
2 vjet më parë