KONKURSI

Dashuria jonë

Vargjet në vijim, janë shkruar nga Joni Lulo, e cila konkurron me këtë poezi në konkursin për poezinë më të mirë të dashurisë që zhvillohet në kuadër të 14 shkurtit, ditës së dashurisë.

Për pak mendova se ishim pranë,

se zemra e njërit rrihte për të tjetrit,

se sytë tanë u ndezën flakë

nga dëshira që buronte prej shpirtit

Ndjeva aromën tënde prapë

tek përkëdhelte qenien time

e më bënte si kurrë mëparë

të marrosur, plot tundime.

E pastaj ajo buzëqeshje jotja

që ta shkul nga vendi zemrën

të bie kokë-e-këmbë për ty

verbërisht të ta besoj jetën

Zë i ëmbël pak nga pak

me vitet do të venitet

po ajo dashuria jonë prapë do të jetojë

do jetojë mbi vite.


(Portali Shkollor)

3,114 Lexime
6 vjet më parë