Cila punë është më produktive, ajo në grup apo ajo individuale?
Përse njerëzit mendojnë dhe besojnë se puna në grup është gjithmonë puna që sjell produktivitet dhe përmbush rezultatet e pritshme? Unë ngulmoj në mendimin se puna individuale është shumë herë më produktive dhe më e thjeshtë se sa ajo në grup...
Përse njerëzit mendojnë dhe besojnë se puna në grup është gjithmonë puna që sjell produktivitet dhe përmbush rezultatet e pritshme? Po sikur t'ju thoja që, përkundrazi është puna individuale ajo që produktivitetin e ka më cilësor dhe të një niveli më të lartë se ajo e arritur nga puna në grup.
Arsyeja që më çon drejt këtij përfundimi është shumë e thjeshtë dhe praktike. Do tí referohem shembujve pragmatikë që m’i servir përditshmëria ime.
Le të themi se ndodhesh me grupin tënd të shokëve, ku dikush thotë me një farë këmbënguljeje se Messi është lojtari më i mirë në futboll në këto 20 vitet e fundit. Normalisht, duke qenë se ky është një opinion tepër personal dhe si i tillë subjektiv, ai do të kundërshtohet nga dy ose më shumë shokë të tjerë, pasi gjithsecili ka mendimet e veta individuale. Të gjithë fillojnë të ngrenë zërin dhe në fund, në vend të zgjidhjes përfundojmë në një rrëmujë të shkaktuar nga mosmarrëveshja me njëri tjetrin.
E njëjta situatë ndodh rëndom dhe në punët në grup, pasi idetë dhe mendimet e gjithsecilit, më së shumti nuk gjejnë pika takimi. Por, pjesa më e padrejtë e punës në grup është shpërndarja e punës dhe e vlerësimit. Duke qenë se jo të gjithe japin kontributin e tyre në mënyrë të barabartë, atëherë, ndërsa ti mund të jesh lodhur duke dhënë kontributin tënd, i cili mund të jetë edhe i vetëm në arritjen e produktit, ka mundësi të vlerësohesh njësoj me shokun që nuk ka qenë fare i pranishëm. Kjo nuk është e drejtë!
Prandaj, nisur nga sa thashë më lart, unë ngulmoj në mendimin se puna individuale është shumë herë më e pastër, më produktive dhe më e thjeshtë se sa ajo në grup!
(Joris Xhufka; Portali Shkollor)
113 vite më parë u çel e para shkollë e mesme shqipe, "Normalja e Elbasanit"
Si të dekorojmë shtëpinë për festat e fundvitit?
Libri, miku më i mirë i nxënësve të shkollës “Gustav Majer”