Lojë

Çfarë është një tregues fati?

Një tregues i fatit është një formë origami që përdoret si lojë fëmijësh. Pjesët e treguesit të fatit janë të mbushura me ngjyra ose numra që shërbejnë si mundësi zgjedhje për lojtarin, dhe në brendësi ka tetë faqe, ku secila mban një mesazh

Një tregues i fatit është një formë origami që përdoret si lojë fëmijësh. Pjesët e treguesit të fatit janë të mbushura me ngjyra ose numra që shërbejnë si mundësi zgjedhje për lojtarin, dhe në brendësi ka tetë faqe, ku secila mban një mesazh. Personi që drejton treguesin e fatit e manipulon lojën nëpërmjet zgjedhjeve që ai bën, dhe më në fund një nga mesazhet e fshehura është zbuluar.


Krijimi

Cepet e një letre duhët të palosen në atë mënyrë që ato të takohen me njëra-tjetren dhe (nëse fleta nuk është katrore) pjesa e sipërme pritet, duke krijuar një fletë katrore me rudha diagonal.


Katër cepet e katrorit palosen në qendër, duke formuar një formë që në terminologjinë e origamit njihet si “baza blintz”. Katrori i vogël i krijuar kthehet nga ana tjetër dhe katër këndet palosen për herë të dytë.


Katër këndet palosen në atë mënyrë që majat të takohen në mes, dhe lojtari vendos gishtat në xhepat e secilës nga katër këndet.

Parashikimi i fatit

Për të përdorur treguesin e fatit, lojtari që tregon fatin mban katërcepet me gishtat tregues dhe gishtat e mëdhenj të dyja duarve, duke mbajtur një çift këndesh të bashkuar dhe çiftin tjetër të ndarë në mënyrë që vetëm gjysma e faqeve në brendësi të jenë të dukshme.

Manipulimet bëhen në disa mënyra të ndryshme, për shembull: Lojtari bën një pyetje përsonit që mban pajisjen; përgjigjja do të vijë nga pajisja. Mbajtësi pyet për një numër ose ngjyrë. Pasi të zgjidhet numri ose ngjyra, mbajtësi përdor gishtat për të kaluar midis dy grupeve të ngjyrave ose numrave në brendësi të treguesit të fatit. Mbajtësi ndërron këtë pozicion disa herë, e cila mund të vendoset nga numri i shkronjave të ngjyrës së përzgjedhur, numri i zgjedhur në fillim ose nga shuma e të dyjave. Pasi mbajtësi të ketë mbaruar me ndërrimet e treguesit të fatit, lojtari zgjedh njërën nga faqet e zbuluara. Mbajtësi në fund zbulon fatin të shkruajtur në atë faqe. Hapat mund të përsëriten për të iu përshtatur përdoruesit.

Përdorime të tjera

Përveç përdorimit si parashikues fati, këto forma mund të përdoren edhe për të kapur insekte të vogla.

Kjo formë mund të përdoret edhe për një qëllim tjetër. Mund të përdoret për të mbajtur copa të vogla ushqimi duke e vendosur në tavolinë me katër majat e saj në drejtim të tavolinës.


(Portali Shkollor)

3,104 Lexime
6 vjet më parë